Wednesday, 21 January 2009

Londër-Bllokohet ekstradimi aktivistit të PD-së

Isa Mustafa kërkohej nga drejtësia shqiptare për tentativë vrasje ndodhur në Tropojë në vitin 1999

Londër-Bllokohet ekstradimi aktivistit të PD-së

Nga Londra
Muhamed Veliu

Përplasjet politike të cilat kanë prodhuar një mori viktimash në qytetin e Tropojës, janë kthyer në objekt shqyrtimi në një gjykatë londineze e cila ka refuzuar kërkesën e shtetit shqiptarë për të ekstraduar një aktivist të Patisë Demokratike.

Gjykatsja Karoline Tubbs ne vendimim e saj e ka cilësuar si shkelje të drejtave të njeriut nëse ajo do të lejonte ekstradimin e Isa Mustafës i cili kërkohet për tentativë vrasje ndodhur në vitin 1999.

Sipas saj në procesin gjyqësor të nisur në gjykatën e Topojës,më 12 Maj 2008, shumica e 12 dëshmitarëve të prokurorisë kanë dhënë dëshmi të cilat nuk e inkriminojnë 52 vjecarin Musta, në krim për të cilin ai kërkohet të gjykohet nga drejtësia shqiptare.

"Është mëse e qartë se Isa Mustafa ka krijuar armiq politik gjatë aktivitetit politik në Shqipëri thotë gjykastsja britanike e cila më tej në vendim prej 14 faqesh thekson se ndaj tij shteti shqiptarë nuk garanton marrjen në mbrojte, gjë e cila bie ndesh me artikullin 5 dhe 6 të Konvetës Europiane për të drejtat e njeriut.

Melanie Camberland përfaqësuese e shtetit shqiptarë në këtë proces tha se Isa Mustafa ka qenë bashkpuntor i afër i drejtusve të Partisë Demokratike, dhe se kjo parti politike tani drejton vëndin dhe mund të garantojë një ri-gjykim të drejtë ndaj tij.

Argumentet e sajë janë hedhur poshtë nga gjykatsja e cila ka nënvizuar faktin se ndaj Mustafës një ish i dënuar politik nga rregjimi komunist, me mbylljen dhe rihapjen e hetimeve nga prokuroria e Tropojës, përfshi cuarjen e cështjes në gjykatë, i kanë kaluar afatet, pasi krimi për të cilin ai akuzohet, ka ndodhur 10 vjet më parë.

"Fituam një cështje tejet të komplikuar me elementë të shumtë politik brënda. Ishte nje vëndim i drëjtë dhë I balancuar " është shprehur avokati Naim Hasani, i cili mori në mbrojtjë Isa Mustafën.

Avokati Hasani ka shpjeguar së në të paktën katër raste është tëntuar eleminimi fizik i Zotit Mustafaj perpara se ai te largohej per ne Britani, ku edhe kërkoi azil politik.

Vetë Mustafa tha se ai gjatë të gjithë procesit të ekstradimit, kishte besim në drejtësinë e Britaninë Britanike e cila edhe njëherë tjetër dëshmoi se është garante absolute e respektimit të drejtave të njeriut.

Është hera e gjashte në dy vitet e fundit kur gjykata londineze e ekstradimeve i refuzon shtetit shqiptarë kërkesën për ekstradimin e shtetasve shqiptarë, që fshihen në Britaninë e Madhe, të cilët janë identifikuar nga zyra e Interpol Tiranës e më pas arrestuar nga skuadra e ekstradimeve në Scotland Yard.

Ekstradimet e rrefuzuara.

Fatmir Bleta-akuzuar per vrasje
Ymer Hoxha-Hasani-akuzuar per vrasje
Frrok Koceku-akuzuar per vrasje
Hektor Mahmutaj-akuzuar per vrasje
Isa Mustafa-akuzuar per tentative vrasje
Pjeter Lekestakaj-akuzuar per tentative vrasje.

Ne pritje te ekstradimit jane:

Ilir Kumbaro, rrembim, vrasje dhe zhdukje personi
Afrim Sinani denuar per vrasje arratisur nga burgu Bences.
Vullnet Mucelli akuzuar per vrasje
Selami Cokaj denuar per vrasje arratisur nga burgu Shenkollit
Albert Shina per vrasje

Qe te gjithe fshiheshin ne Angli duke perdorur identitete te rreme.


You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

About Me

Veliupress


View My Stats