Monday, 2 February 2009

Angli-Krimi shqiptare ne 30 dite

KRONIKË E ZEZË NË 30 DITË

Pergatiti
Muhamed Veliu

GJYKATA KYC NË SPITAL SHQIPTARIN
Emigranti shqiptarë Gazmend Krasniqi mbase do ti duhet të kalojë vitet e mbetura të jetës në një spital psikiatrik Anglez. Gjykatësi cështjes ka dhënë këtë vendimin e kycjes së tij pa limit në spitalin psikiatrik pasi juaria e gjeti Krasniqin fajtor në posedimin e lëndës narkotike të tipit kanabis dhe një arme paleje.Sipas gjykatës ai përben rrezik për publikun nëse do të lihej i lirë.

RRËMBIM PERSONI
Dy vite burg dhe me pas dëbim në Shqipëri. Ky ka qënë dëni që i është lexuar në gjykatën “Southwark Crown Court” Fatmir Qemës. Ai është gjetur fajtor për rrëmbim, burgosje të rreme dhe kërcënim personi. Dy të bashkëakuzuarit e tjerë Arben Qemallaj dhe Gëzim Delia kanë fituar lirinë pasi nuk janë gjetur fajtor në akuzat e ngritura nga prokuroria.

“GRABITËSI” FAJTOR PËR FAJIN E TIJ
Emigranti shqiptar Alfred Polli është dënuar me 12 muaj burg në mungesë për mos paraqitje në gjykatë. Ai ishte lënë i lirë me kusht të paraqitej në gjykatën “Southwark Crown Court” ditën e gjygjit por nuk u paraqit. Juria nuk e ka gjetur fajtor për akuzat e ngritura për grabitje. Tani atij do ti duhet të vuaj 12 muaj burg nëse do të arrestohet nga policia e cila ka lëshuar një mandat arrestimi.

NGACMIMI SEKSUAL
Ngacmimi seksual i një minoreneje ka cuar pas hekurave të burgut një shqiptarë në Luton të cilit policia i gjeti në shtëpi një pasaportë të falcifikuar. Gjykata e krimeve në Luton ka dënuar me 1 muaj burg për ngacmimin seksual dhe 14 muaj burg për posedim të pasaportës së falsifikuar Liridon Dërvishin. Gjithashtu emri i tij do të qëndorjë në rregjistrin kombëtar për personat që kanë kryer krimeve seksuale deri në vitin 2015.

SHITËSI KOKAINËS
Është kapur duke shpërndarë drogë ndërsa në shtëpi policia i gjeti sende të vjedhura. Shkëlqim Doda i ka pranuar akuzat për posedim të një sasie kokaine me tendencë për ta shitur. Gjykata e qëndrore e krimeve në Londër “Old Bailey” e ka dënuar me tre vite e gjysëm burg. Gjykatësi rekomandoi dëbimin e tij në Shqipëri në përfundim të dënimit.

PASAPORTA FALSE BURGOS SHQIPTARIN
Megjithëse ka dy vjet që përdorimi dokumentave të falsifikuara klasifikohet si një krim i dënueshëm nga drejtësia britanike me dy vjet burg, disa emigrantëve shqiptarë nuk u bën përshtypje ky fakt. Gjykata e krimeve në Nottingham ka dënuar me katër vite burg Besar Halilin ndaj të cilit rëndonin katër akuza për përdorim të dokumentave të falsifikuara.

BANKA TRADHËTON SHQIPTARIN “LITUANEZ”
Ka tentuar të hapë një kartë bankare me pasaportë lituaneze por është kuptuar nga menaxheri bankës. Kaq ka mjaftuar që ai të njoftojë policinë e cila ka prangosur shtetasin shqiparë që po përdorte një pasaportë lituaneze. Flamur Bytyci për krimin e përdorimit të pasaportës së falcifikuar do të dënohej me tetë muaj burg nga gjykata “Isleworth Crown Court”.

12 MUAJ BURG PASI TENTOI HYRJEN ILEGALISHT
Andi Hasaj ka tentyar të hy në portin e Doverit me një pasaportë të falsifikuar por është kapur nga oficerët e Agjencisë së ruajtjes së kufirit. Që në seancën e parë fjyqësore në gjykatën “Canterbury Croawn Court” a i ka pranuar akzuar. Gjykatësi e ka dënuar me 12 muaj burg dhe dëbim në Shqipëri në fund të përfundimit të dënimit.

6 MUAJ BURG PËR PATENTËN FALS
Ecte rrugëve të Londrës duke ngarë një makinë si gjithë të tjerët por një gabim në drejtimin e automjetin i ka kushtuar 6 muaj burg Hyzri Beqirit. Momentin e ndalimit a i ka treguar policisë një patent të falsifikuar. Kaq ka mjaftuar për ta arrestuar atë si përdorues të një dikumenti të falsifikuar. Krahas dënimit me 6 muaj burg gjukata “Inner London Crown Court” e ka dënuar Beqirin me 12 muaj mos pasje të drejtë së drejtuari të makikës.

KËRCËNIMI KTHEHET NË BURG
Ka mjaftuar një kërcënim ndaj një pesoni tjetër për ta cuar pas hekurave një emigrant shqiptarë në qytezën Luton. Gjykata rajonale ka gjetur fajtor Artur Vaconin, 26 vjec, në akuzën e ngritur për kërcënim. Atij do ti duhet të vuaj 17 muaj burg për këtë krim që në pamje të parë duket si dicka pa zarar por që në fakt në Angli do të thotë burg.

PAFAJSI “PËRDHUNUESIT” SHQIPTARË.
Pafajsi. Ky ka qënë vendimi unanim i jurisë në cështjen e Remzi Krasniqit. Sipas policisë ai akuzohej për përdhunimin e një vajze të mitur 16 vjecare.Juria nuk është bindur nga pretendimet e kësaj vajze e cila fajsonte Krasniqin se ai e kishte përdhunuar. Shqiptari ka fituar menjëherë lirinë në sallën e gjygjit “Luton Crown Court”. Nëse ai gjendej fajtor rrezikonte 9 vite burg.

GRABISTE PËR TË BLERË DROGË
Grabiste në mënyrë që me paratë e sendeve të vjedhura të blente drogë. Gjykata e krimeve në Northampton ka dënuar me 18 muaj supervizim nga “probation office” Bledar Pukën. Ai ishte përfshirë në grabitjen e shtëpive pasi ishte përdorues droge. Po ashtu nëse ai nuk do të dojë të provojë shijen e burgut, duhet të djekë kurse rabilitimi për të ndaluar përdorimin e drogës.

LUCA, GRABITËSI DHUNSHËM
Grabiste duke përdorur dhunë por shumë shpejt do të përballej me drejtësinë. Endi Luca kishte nisur karrierën e një grabitësi të dhunshëm, krim për të cilën është dënuar me një vit burg. Në procesin gjyqësor zhvilluar në gjykatën e “Blackfriars Crown Court” ndaj tij rëndonin dy akuza. Grabitje dhe grabitje në rrethana rënduse me përdorim dhune.

TENTATOI TË PËRDORË THIKËN
Nuk ka mjaftuar goditja me grushta nga një personi tjetër por ka tëntuar të përdorë një thikë. Ngjarja ka si protagonist Driton Krasniqin banues në zonën Derby. Juria e ka gjetuar atë fajtor ndërsa gjykatësi e ka dënuar me dy vite e gjysëm burg.


You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

About Me

Veliupress


View My Stats