Sunday, 1 February 2009

Britania e Madhe parajsa e kriminelëve shqiptarë

Shefi Interpol Tiranës Pellumb Seferi: “Në Angli jetojnë 100 kriminelë shqiptarë me identitete të rreme, të cilët janë pontecialisht të rrezikshëm për të kryer krime të tjera në këtë vend”.

Nga Londra
Muhamed Veliu

Mediat britanike vazhdojnë së publikuari fakte të reja se si shtetas shqiptarë të kërkuar nga Interpoli fshihen në Britaninë e Madhe duke kërkuar azil përmes identitete të rreme.

Gazeta Sunday Mirror nën titullin “ Vrasësi i shumëkërkuar në Shqipëri, jeton këtu si në parajsë” shkruar rreth rastit të Selami Cokajt, i arratisur nga një burg shqiptarë ku vuante dënimin për vrasje dhe grabitje me armë.
Megjithëse është një ndër personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare, Selami Cokaj i cili fshiehej në Angli duke perdorur emrin e rremë Valton Gashi, për momentin nuk mund të ekstradohet pasi kërkesa për azin nuk është shqyrtuar ende nga Home Office.
Skuadra e ekstradimeve në “Scotland Yard” e arrestoi atë në vitin 2006.
Gjykata londineze lejoi që ai të ekstradohet por kur dy oficerë të “Interpol Tiranës” u paraqitën për ta ekstraduar, ai nëpërmjet avokatëve aplikoi për azil.
“Ne kemi 11 vjet që po punojmë për ta rikthyer Cokajn në vëndin e vuajtes se dënimit në Shqipëri” citohet të ketë thënë Pëllumb Seferi shefi i “Interpol Tiranës” për mediat britanike.
Sipas zotit Seferi është e papranueshme që Selami Cokaj të jetojë i lirë në Britaninë e Madhe, ndërkohë që ai duhet të vuaj dënimin për krimet e kryera”.
Gjithashtu shefi “Interpol Tiranës” ka deklaruar se në Angli jetojnë 100 kriminelë shqiptarë me identitete të rreme, të cilët janë pontecialisht të rrezikshëm për të kryer krime të tjera në këtë vënd.
Vetë Cokaj i ka deklaruar “Sunday Mirror” se ai nuk është vrasës dhe se kemi të bëjmë me ngatërresë identiteti.
Krahas shumë personazheve të tjerë të kërkuar nga policitë europiane, rasti Selami Caokajt do të trajtohet nesër 2 Shkurt 2009, në një emision special me titull “Të shumëkërkuarit ne UK” në stacionin televiziv ITV.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

About Me

Veliupress


View My Stats