Thursday, 26 March 2009

Angli, vrasësi Selami Cokaj drejt ekstradimit

Home Office i refuzon aplikimin për azil. Gjykata i ndërpret lirinë me kusht
Nën emrin e rremë Valton Gashi kishte fituar nënshtetësinë britanike


Nga Muhamed Veliu
Londer

Një vrasës shqiptarë i arratisur nga burgu Shënkollit në Lezhë, i cili fshihej në Veri të Anglisë do të eketradohet në ditët në vazhdim drejt Tiranës.
Burime nga departamenti cështje kriminale në ministrinë e brendëshme britanike Home Office thonë, se sekretarja e shtetit Xhaki Smith ka refuzuar kërkesën për azil të Selami Cokajt.
Cokaj është dënuar nga drejtësia shqiptare me 20 vite burg për vrasje dhe grabitje me armë.
Që nga viti 1998 ai fshihej në Angli nën emrin Valton Gashi, duke shnderruar në një biznesmen të suksesshëm nga hapja e disa pikave për larjen e makinavet.
Ai fillimisht është arrestuar në vitin 2006 në qytetin Mansfield nga skuadra e ekstradimeve në Scotland Yard për lllogari të Interpol Tiranës.
42 vjecari Cokaj pasi humbi edhe apelin në gjykatën e Lartë angleze, ditën që do të paraqitej për tu ekstraduar në aeroport, kërkoi azil përsëri, packa se në vitin 2003 kishtë fituar leje qëndrimi përgjithmonë në Angli dhe nënshtëtësinë britanike.
Kjo lëvizje e avokatëve të Cokajt u ndërrmor për të bllokuar ekstradimin, por ka rezultuar e pasuksesshme tre vjet më vonë.
Përshpejtimin e procedurave të ekstradimit të tij e shkaktoi një dokumentar i televizionit ITV ku rasti Cokaj trajtohej duke nënvizuar faktin se si ai, kishte ndërrmarrë, një sër veprimesh, për të bllokuar ekstradimin.
Pas trasmetimit të këtij dokumentari disa media të tjera britanike shkruajtën për rastin Cokaj.
I kërkuari shqiptarë tashmë është në pritje të ekstradimit në një burg të Londrës, pasi ju ndërpre liria me kusht që gëzonte nga viti 2006.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats