Tuesday, 24 March 2009

Britania e Madhe, lejon ekstradimit të Ilir Kumbaros

-Ish SHIK-asi merrte ndihma sociale nga paratë e takspagusve britanik si i sëmurë me depresion.
-BBC-si “Fshehja e suksesshme 12 vjecare dhe dhënia e nështëtesisë Britanike skandali i radhës për Home Office”.


Nga gjykata “City of Westminster Magistrate Court” në Londër
Muhamed Veliu



Drejtësia britanike i ka hapur dritën jeshile Shqipërisë për të erkstraduar Ilir Kumbaron.
Gjykatësi Haward Riddle, në vendimim prej 13 faqesh, thotë se janë një mori provash që vërtetojnë se personi përpara tij në gjykatë është Ilir Kumbaro dhe se kërkesa e shtetit shqiptarë për ta ekstraduar atë, është koformë ligjeve britanike.
Më tej në vendim, gjykatësi britanik ka hedhur poshtë pretendimet e Ilir Kumbaros se ai është Shaqa Shatri i lindur në Prizren më 15 Prill 1945, përfshi një raport të hartur nga eksperti Keneth Linge i cili pasi ka krahasuar dy foto thoshte se personi i arrestuar nuk është Ilir Kumbaro.
Një mori provash të siguriara nga “Interpol Tirana”, në bashkëpunim me prokurin Xhevat Hana dhe “Scotland Yard” ja kanë lehtësuar punën gjykatësit Riddle për arritur në përfundimin se i arrestuari është Ilir Kumbaro.
Të gjitha provat e siguruara i janë paraqitur gjykatës, në mënyrë profesionale nga juristja Claire Dobbin.
Në fakt prova e artë dhe e pakontestushme, ishte prezenca në shtëpi e Ervin Kumbaror djalit të Ilir Kumbaros, momentin e arrestimit të këtij të fundit fundvitin e shkuar.
Oficeri i skuadrës së eksdtradimeve DC Piter Rance gjeti në shtëpinë e Kumbaros një dokument identifikimi për të hyrë në kolegj me emrin Ervin Kumbaro, krahas një pasaporte Jugoslave lëshuar në vitin 1990 me emrin Shaqa Shatri.
“Të gjitha provat përpara meje, janë të plota dhe masa gabimit është tejet i vogël. Nuk kam as më të voglin dyshim se kam përballë meje Ilir Kumbaron” thotë gjykatësi Riddle në fund të shqyrtimit të cështjes së identitetit.
Gjykatësi britanik e mbyll vendimin me fjalët “Jam i kënaqur se kërkesa e ekstradimit është në përputhje me të drejtat e njeriut që gëzon zoti Kumbaro. E dërgoj cështjen tek sekretaja e shtetit për të firmosur cerfikatën e ekstradimit.”
Ilir Kumbaro që sot shpresonte lirimin nga gjykata e ka pritur ke kokë ulur vendimin, duke ju drejtuar qelive të gjykatës nën shoqërinë e tre gardianëve.
Përfaqësuesi i tij ligjor refuzoi ti përgjigjet pyetjes nëse ata do ta apelojnë këtë vendim në gjykatën e apelit.
Vendimi i gjykatës për lejimin e ekstradimit të ish oficiretit të lartë të SHIK-ut, mbi të cilin rëndojnë gjashtë akuza dy nga më kryesoret për rrëmbim dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës, është raportuar edhe ne edicionet e lajmeve në gjigandin mediatitik britanik BBC.
Sipas BBC-s, është zbuluar se Ilir Kumbaro merrte ndihma sociale duke u shtirë si një i sëmurë që vuante me deprsion.
Gazetarët e BBC-s kanë intervistuar edhe të afërmit e të ndjerit Remzi Hoxha pikërisht në vëndin ku ai u rrëmbye nga agjentët e SHIK-ut.
Fshehjen 12 vjecare përfshi garantimin e azilit dhe nënshtetësinë britanike, gazetari i BBC Gay Smith,në raportin e tij rreth Ekstradimit të Ilir Kumbaros e ka cilësuar si skandalin e radhës, për ministrinë e brendëshme Home Office.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats