Sunday, 15 March 2009

Ilir Kumbaro, afron ora ekstradimit në Shqipëri

Nga Londra
Muhamed Veliu

Po shkon drejt fundit zgjidhja e enigmës, nëse Ilir Kumbaro i vetëquajtur Shaqa Shatri, do të ekstradohet nga Londra për tu përballur me drejtësinë shqiptare.
Në seancën e fundit gjyqësore, Claire Dobin përfaqësuesja e shtetit shqiptarë, dhe John Jonson avokati mbrojtës i Kumbaros, i kanë dhënë fund parqitjes së provave pro dhe kundra ekstradimit të njeriut që fsheh misteret e zhdukjes së Remzi Hoxhës.
Gjykatsi Haward Riddle që në fillim të seancës u tha palëve se dëshironte një progres sa më të shpejt në këtë cështje për të mirën e të gjithëve.
Avokati mbrojtës i Kumbaros, është përqëndruar në shkeljen e të drejtave të njeriut, nëse Kumbaro ekstradohet, gjëndjen e burgjeve në Shqipëri, gjakmarrjen dhe tejkalimin e afateve të hetimit për zhdukjen e Remzi Hoxhës.
Sipas tij kjo bëhet në mënyrë hipotetike, nëse gjykatësi Riddle do të vendos kundra pretendimeve të klinetit që ai përfaqëson i cili ngulmon të jetë Shaqa Shatri dhe jo ish SHIKA-si Ilir Kumbaro.
Kjo lloj mbrojtje taktike është zhvilluar pasi provat që ka paraqitur drejtësia shqiptare në lidhje me identitetin janë të pakundërshtushme.
“Përse klineti juaj ka vizituar Kinën në Qershor të vitit 2008 dhe jo Kosovën, një vënd tashmë i lirë” ka pyetur gjykatësi avokatin e Kumbaros.
“Në Kosovë nuk kam asnjë pjestar të familjes, madje djali dhe gruaja më javë vrarë gjatë luftës” është përgjigjur Kumbaro.
Përfaqësuesja e Shqipërisë në këtë proces, ka hedhur poshtë argumentin e avokatit të Kumbaros, i cili i tha gjykatës se përmes një amistie dhënë nga ish presidenti Sali Berisha, protagonistët e rrëmbiti të Remzi Hoxhës janë falur.
Ajo më tej ka vijuar duke treguar me detaje kronologjinë e hetimit që nga mbyllja në vitin 2004 dhe rihapjen përsëri ku janë marrë në pyetje 66 dëshmitarë.
Me këtë ajo ka hedhur poshtë pretenidimin e avokatit të Kumbaros se kemi të bëjmë me një cështje që i kanë kaluar afatet ligjore për tu hetuar dhe gjykuar sic e kërkon ligji britanik i ekstradimeve.
Ilir Kumbaros do ti duhet të pres datën 19 Mars 2009 për të mësuar fatin e tij të mëtejshëm.
I lirë në Angli apo i ekstraduar në Shqipëri.
Ekzistojnë të gjitha mundësitë që në javën e ardhëshme gjykatësi Haward Ridlle të marrë një vendim për cështjen e shumë diskutuar të identitetit po ashtu të kërkesës nga drejtësia shqiptare për ta ekstradur.
Nëse nuk ndodh një gjë e tillë atherë gjykatësi do ta lexojë vendim pas tre javësh nga data 19 Mars.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats