Monday, 30 March 2009

Kapet emigranti nga Anglia, nuk zhdoganoi 120 celularë

Kapet emigranti nga Anglia, nuk zhdoganoi 120 celularë

Një i ri, resident prej vitesh në Angli, dje u ndalua në Portin e Vlorës pasi nuk deklaroi në pikën doganore një sasi të konsiderueshme celularësh që kishte me vete, si dhe disa kamera sigurie. Sipas policisë kufitare, emigrant K.Capi u ndalua në momentin që kishte kaluar një njësi doganore në terminalin e portit, ku dhe kishte mbërritur me një prej trageteve të linjës Vlorë-Brindizi. Pasi ka kaluar postbllokun e parë, Capi ka vijuar rrugën por policia ka dyshuar, ndaj menjëherë ka ushtruar kontroll në mjetin e tij tip "Benz". Gjatë kontrollit, efektivat blu kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 120 celularë. Sipas policisë, i riu rrezikon të humbasë mallin nëse konfirmohet akuza e "kontrabandës", ose në të kundërt, pajisjet mund të zhbllokohen me pagesën e një gjobe si dhe detyrimin doganor për secilin prej celularëve.

Burimi: Gazeta Shqiptare

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats