Thursday, 19 March 2009

Londër, Ilir Kumbaro javën e ardhëshme vendimi ekstradimit

Nga gjykata “City of Westminster Magistrate Court”
Muhamed Veliu

Pas 9 seancash gjyqësore, drejtësia britanike do ta thotë fjalën e saj, javën e ardhëshme nëse Ilir Kumbaro do të ekstradohet në Shqipëri.

Kështu ka vendosur gjykatësi Haward Riddle, në senacën e fundit në këtë proces ektradimi, një prej më të rëndësishmëve për drejtësinë shqiptare, këto vitet e fundit.
“Janë një sër materialesh, të reja për tu lexuar, përfshi një mori provash të cilat duan kohën e tyre për t’u shqyrtuar me kujdes nga ana ime. Kështu për këtë cështje do të lexoj vendimim të martën e ardhshme 24 Mars” ka deklaruar gjykatësi Riddle.
Edhe kjo seancë është shfrytëzuar nga avokati, Kumbaros, Xhon Xhons, për të paraqitur disa prova të reja të cilat sipas tij hedhin poshtë ligjshmërinë e kërkesës së ekstradimit nga shteti shqiptarë.
Sipas avokatit Xhons, kërkesa e ekstradimit bazohet në akt-akuzën e vitit 2003 e ngritur për Ilir Kumbaron, Budion Mecen, Arben Sefgjinin dhe Avni Koldashin, ndërkohë kur këta tre të fundit, atëkohë janë liruar nga këto akuza madje kanë marrë dëmshpërblim.
Në mbrojtje të këtij argumenti, avokati Kumbaros ka përdorur dy materiale të dërguara nga avokati Fadil Kaloshi dhe kolegu i tij me mbiemrin Stafa të cilët thonë se kërkesa e ekstradimit e Ilir Kumbaros bie ndesh me nenin 261 të kodit penal, i cili flet për pushim e një cëshje penale.
Gjykatësi Riddle ka kërkuar shpjegime se cilët janë këta avokatë dhe si ka nisur bashkëpunimi mi tyre me avokatët anglez.
Për këtë avokati kumbaros u shpreh, se ata janë thjesht mbështetës të zotit Shaqa Shatri, të cilët na kanë kontaktuar privatish.
Claire Dobbin përfaqësuese e shtetit shqiptarë ka hedhur poshtë pretendimet e mbrojtjes duke argumentuar ligjshmërinë e kërkesës për ekstradim.
Gjatë të gjithë seancës Ilir Kumbaro ka treguar shenja nervozizmi kur prokurorja Dobin fliste përpara gjykatës. Kumbaro ka ndërhyrë disa herë duke kërkuar konsultime me avokatin Xhons.
Procesi është ndjekur edhe nga gazetarë të BBC dhe një përfaqësuese e “Amnesty International” , organizatatë e cila ka ushtrur presion mbi qeverinë shqiptare, për zbardhjen e vrasjes dhe më pas zhdukjen e Remzi Hoxhës.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats