Thursday, 19 March 2009

London Daily News “Killerat shqiptarë me pagesë, vrasin për 5 mijë stërlina”.

Nga Londra
Muhamed Veliu

Vetëm 5 mijë stërlina. Kaq para mjaftojnë për të vrarë ditë në rrugët e Londrës, nëse ky shërbim i besohet killarve shqiptarë me pagesë.
Përmes një hetimi gazetaresk gazeta “London Daily News” ka zbuluar se vrasës shqiptarë me pagesë mund t’i gjesh shumë me lehtësi, në kryeqytetin britanik.
“Këta vrasës presin të pajtohen, për të kryer vrasje, duke mos pasur asnjë frikë nga ligji” vijon artikulli i London Daily News.
Sipas kësaj gazete tashmë në Veri të Londrës grupet kriminale shqiptare, e kanë konfirmuar veten e tyre si lojtarë aktiv të botës së fshehtë të krimit
Një prej liderve të krimit të organizuar shqiptarë i cili është prononcuar për këtë gazetë londineze ka pohuar se “ Ne mund të përdorim armët, kontrollojë prostituta në zonën Soho dhe po investojmë para në Londrër. Ne nuk i trembemi askujt, përfshi ligjet. Askush nuk mund të na ndalë”.
Ky artikull është në vazhdën e shkrimeve të botuara në mediat britanike, kohët e fundit, për krimin shqiptarë në Angli, duke ngjallur reagime në komunitetin shqiptarë të këtushëm.
“Nëse kjo gazetë i din se kush janë këta vrasës me pagësë, bën mirë t’ja tregojë policisë përpara se të botojë një lajm të tillë. Besoj se edhe ky artikull është në vazhdën e shkrimeve të ekzagjeruara për ata pak shqiptarë që i janë future rrugës së krimit”, thotë Lutfi Vata drejtor i shoqatës Ardhmëria.
Petrit Kucana i cili drejton gazetën e komunitetit The Albanian e vë theksin në punën e dobët të shoqave shqiptare. “Këto shkrime botohen pasi nuk gjejnë kundërshtime nga ana e komunitetit në vecanti drejtuesit e shoqatave, të cilët nuk reagojnë në të tilla raste” .
Scotland Yard një prej pistave të hetimit në vrasjen e emigrantit nga Kosova,Cima Sogojeva ka atë të eleminimit nga vrasës me pagesë. Sogojeva 27, vjec u vra vitin e shkuar në apartamentin e tij në lagjen Brent Kros. Autorët ende nuk janë kapur.
Ndërkohë në burgun Belmarsh janë duke pritur gjykimin dy të rinj nga Berati, Robert Baxhia dhe Ylli Xhelo, të cilët kundrejt pagesës vranë një shtetas grek për llogari të një biznesmeni i cili i kishte paguar ata të kryenin vrasjen.

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats