Sunday, 15 March 2009

Zbulohet mashtrimi £120,000 i vrasësit Afrim Sinani

Nga Londra
Muhamed Veliu

Përsëri një tjetër skandal me të kërkuarit shqiptarë që fshihen në Britaninë e Madhe, përsëri gazetarët investigativë që e zbulojnë atë.
Afrim Sinani i larguar nga Burgu i Bëncës ku vuante dënimin për vrasje, ka përfituar në mënyrë abuzive, që nga viti 2000 duke mashtruar autoritetet britanike plot 120 mijë stërlina asistencë sociale.
Kështu shkruan gazeta The People në numrin e saj të sotëm nën titullin, “Ekspozojmë skandalin,Cmenduri, Ne i japin 120 mijë stërlina dhe pasaportë britanike këtij vrasësi shqiptarë në arrati”
Përvec abuzimit në marrjen e asistencës sociale, gazetarët investigative të The People kanë mundur të zbulojnë faktin se Scotland Yard nëpërmjet Interpolit ka patur në dispozicion foton dhe shenjat e gishtave të Afrim Sinanit.
Kur ai ka mbërritur në Angli në vitin 2000 ka kërkuar azil nën emrin e rremë Afrim Pulaj.
Pesë vite me vonë, ai ka fituar nënshtetësinë britanike pamvarsisht se ishte në listën e personave shumë të kërkuar nga Interpol Tirana.
The People shkruan më tej se, pas arrestimin të Sinanit ne vitin 2006, gjykata e ekstradimeve City of Westminster Magistrate Court në Londër vitin e shkuar lejoi ekstradimin , por avokatët e tij kanë apeluar vendimin në gjykatën e lartë.
Si pasojë e këtij hetimi gazetaresk, shërbimet e dhënies së asistencës sociale në mënyrë automatike kanë ndërprerë dhënien e kësaj asistence për Sinanin dhe familjen e tij.
Ky sherbim kanë nisur një hetim të pavarur kur gazeta, The People i vuri në dispozicion faktet se ky person ishte i kërkuar nga drejtësia shqiptare, dhe se fshihej në Londër nën një idenitet të rremë.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats