Thursday, 7 May 2009

12 emigrantë mes tyre nga Kosova i shpëtojnë vdekjes

Nga Londra
Muhamed Veliu

Dymbëdhjetë emigrantë të cilët tentonin të hynin nga Franca në Angli ilegalisht, për vetëm pak sekonda i kanë shpëtuar një vdekje të sigurtë, pasi ishin fshehur brënda një autoboti që pritej të mbushej me lëndë kimike.
Gazetat britanike Daily Telegraph dhe Daily Mail rapotojnë se të dhymbëdhjetë emigrantët pasi janë nxjerrë nga autoboti, i kanë deklaruar policisë franceze se ishin nga Avganistani dhe Kosova.
Punonjësit e një depoje me lëndë kimike, kanë ndaluar nisjen e mbushjes së autobotit pasi kanë dëgjuar zhurmë brënda tij.
“Vetëm disa sekanda më pas ata do të digjeshin, duke mos mbetur asgjë nga trupat e tyre, nëse do të kishim vazhduar procesin e mbushjes së autobotit” ka deklaruar një zëdhënës i kompanisë “Tioxide”.
Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Kalais që është njëkohësisht port në Farancë nga ku me mijëra emigrant qëndrojnë në pritje për të hypur nëpër kamionë që nisen drejt porteve Angleze.
Masat shtërnguse të autoriteve franceze në bashkëpunim me ato britanike, i detyrojnë emigrantët të marrin rrisqe të shumta herë herë me pasojë për jetën, vetëm e vetëm të mbërrinë me c’do kusht në Angli.
Një situatë e tillë po përdoret mësëmiri nga trafikantët e qenieve njerzore të cilët kërkojnë deri në 1 mijë stërlina për të fshehur në kamionë një emigrant.
Ndërkohë hyrja në Britaninë e Madhe me pasaportë të falsifikuar, që dikur nuk përbënte vepër penale, tashmë cilësohet e tillë dhe dënohet me një vit burg.


You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

About Me

Veliupress


View My Stats