Tuesday, 9 June 2009

Londer-Shqiptari “makineri” golash në kampionatin e 16 vjecarëve

Outlan Klosi shënoi 46 gola duke u renditur i pari

Nga Londra
Muhamed Veliu

Në kampionatin anglez të futbollit për 16 vjecarë golshënuesi më i mirë shpallet një shqiptarë.
Ai quhet Outlan Klosi i cili luan me ekipin londinez Eaton Manor FC.
Qendërsulmuesi Klosi gjatë sezonit futbollistik 2008-2009 ka shënuar 46 gola duke lënë pas me shtatë gola diferencë britanikun Symeon Taylor e vëndit të dytë me 39 dola.
Shtatlarti shqiptarë ka disa vite që luan për ekipe të ndryshme londineze.
16 vjecari Klosi shpalosi talentin e tij gjatë këtij sezoni, duke luajtur një rrol të rëndësishëm në shpalljen e skuadrës Eaton Manor kapione e Anglisë në ligën e 16 vjecarëve.
“Padyshim është një arritje personale gjë e cila më bën të lumtur. Shpresoj se shpallja gol-shënuesi më i mirë i ligës do të më ndihmojë për karrierën time të mëtejshme” shprehet Klosi.
Richard Jones traineri Eaton Manor thotë se Otlan Klosi është një futbollist me përgatije të lartë vizike, mbi të gjitha ai din ta gjej rrugën e golit.
Jones gjithashtu pohon se Klosi ka një të ardhëme të suksesshme në futbollin britanik gjatë viteve në vazhdim pasi teknikish si lojtarë ai do të kapë nivelet e duhura.
Specialistët e futbollit britanik kanë ndjekur nga afër ndeshjet e fundit të këtij kampionati duke parë nga afër talentin shqiptarë.
Ky sukses i Outlan Klosit ka ngjallur interesin e shefit ekzekutiv të ekipit të Totenhamit i cili personalisht i ka ofruar atij mundësinë e testimit për tu parë nga trajnerët e të rinjve pranë kësaj skuadre.

© Veliupress copyright 2007

About Me

Veliupress


View My Stats