Wednesday, 22 July 2009

31 vite burg trafikantëve shqiptarë

Trafikuan dhe shitën për 2 mijë stërlina një vajzë lindore

Nga Londra
Muhamed Veliu


SOCA- Agjencia britanike e krimit të organizuar në bashkëpunim me policinë e Uellsit dhe atë shqiptare kanë shkatërruar një grup kriminal shqiptarë të përfshirë të trafikun e grave për prostitucion.
Nëpërmjet operacionit të koduar “Adjekt” agjentët e SOCA-s pas një hetimi të filluar në vitin 2007 arrestuan shtetasen lituaneze Edita Tavoraite sëbashku me shqiptarët Tafil Kadria, Xhevdet dhe Lavdrim Cikaj.
Që prej shume kohësh ata ishin të përfshirë në trafikimin dhe shfrytëzimin e vajzave për prostitucion në qytetin e Mancesterit dhe në Uells.
Aktiviteti i tyre kriminal do të mbërrinte në vëmendjen e SOCA-s pasi policia e Uellsit shpëtoi një vajzë 18 vjecare e cila ishte blerë fillimisht nga Xhevdet Cikaj.
Pasi e ka detyruar të shesë trupin e saj për llogari të tij Xhevdet Cikaj e ka shitur atë tek Tafil Kadria për 2 mijë stërlina.
Pronarët e saj të rinj, Cifti Kadria Tavoraite e kanë shfrytëzuar vajzën e blerë në zonën Newport në Uells.
Pas një procesi gjyqësor disa javor ky grup kriminal është dënuar me 31 vite burg në total.
Bashkëpuntorja e shqiptarëve lituanezja Edita Tavoraite është dënuar me tre vite burg. I dashuri i saj shqiptarë Tafil Kadria do të vuaj 13 vite burg.
Ndërsa vëllezërit Xhevdet dhe Lavdrim Cikaj do të vuajnë respektivisht nga 12 dhe 3 vjet vite burg.
Disa ditë më parë gazeta New York Times në një reportazh të gjatë për trafikun e grave dhe vajzave për prostitucion të kontrolluara nga shqiptarët, analizonte strukturën e organizimit të grupeve kriminale shqiptare në Britaninë e Madhe të përfshira në tregëtinë e mishit të bardhë.

© Veliupress copyright 2009

About Me

Veliupress


View My Stats