Sunday, 26 July 2009

Gjykata në Kardif pafajsi ish agjentit të SHIK-ut.

Nga Londra
Muhamed Veliu

Gjykata e krimeve në Kardif ka rrëxuar akuzat ndaj një ish agjenti të shërbimit sekret shqiptarë dhe bashkëshortes së tij, një ish gazetare në një prej televizioneve në Shkodër.
Gëzim dhe Vera Ndrecaj akuzoheshin se kishin kërcënuar për të vrarë borxhliun e tyre Agron Hoxha.
Nëse ai nuk i paguante 35 mijë stërlina për 10 mijë stërlina të dhëna borxh atherë do ti rrëmbenin edhe vajzën me gruan për ti shfrytëzuar si prostituta.
Sipas prokurorisë së Uellsit, ish agjenti SHIK-ut Gëzim Ndrecaj kishte konsumuar veprën penale të dhënies së parave me përqindje po ashtu të kërcënimit.
Po të njëjtat akuza rëndonin mbi bashkëshorten e tij Vera Ndrecaj e cila sipas prokurorisë kishte kërcënuar bashkëshorten e Agron Hoxhës i cili ishte pronar i një restotanti në Uells.
Që në fillim të procesit gjyqësor cifti Ndrecaj ka mohuar akuzat.
Kur pritej të dëshmonte një prej dëshmitarëve kryesor të prokurisë deshmia e tij është refuzuar nga gjykata pasi ai nuk ishte njeri me kredibilitet.
Përkthyesi shqiptarë në këtë proces Marsel Rexhepi ka dhënë një dëshmi ku thoshte se Agron Hoxhën e njihte me emrin Gëzim Idrizi dhe se ai i kishte kërkuar para borxh.
Kaq ka mjafruar për gjykatësin të hedhë poshtë akuzat e prokurorisë duke lënë të lirë ciftin Ndrecaj.
Ky proces gjyqësor ka gjetur jehonë në median e Uellsit pasi në një faqe në internet shkruhet se Gëzim Ndrecaj ka punuar në strukturat e larta të shërbimit sekret shqiptarë madje ai ka bashkëpuar me CIA-n.
Sipas gazetës Uells Online Gëzim Ndrecaj kërkoi azin në Britaninë e Madhe në vitin 2002 pasi ishte kërcënuar në Shqipëri për shkak detyrës që mbante në shërbimin sekret shqiptarë.

About Me

Veliupress


View My Stats