Sunday, 26 July 2009

Kush e vrau Cima Sogojevën?

Scotland Yard 20,000 stërlina shpërblim kush jep informacion për autoret.

Nga Londra
Muhamed Veliu

Kush e vrau shqiptarin Cima Sogojova? Kjo është enigma ende e pazgjidhur nga hetuesit e kësaj vrasje të tipit mafioz, që ka tronditur komunitetin shqiptarë vitin e shkuar.Oficerët e Scotland Yard kanë vënë në dispozicion 20 mijë stërlina për personin që ka dijeni për vrasjen dhe do të ndihmojë policinë në identifikimin, kapjen dhe më pas gjykimin e autorit apo autorëve. Pas shumë hetimesh intensive ky është hapi tjetër që policia britanikë ndërrmerr tetë muaj pas vrasjes së Sogojevës ndodhur në zonën Golders Green.

Apeli

Detektiv Inspektori Andy Partridge nga skuadra e “Serious Crime Command” tha:
“Nga hetimet e deritanishme na rezulton se Cima ishte i përfshirë në grabitje e automatëve ku paguhet taksa e parkimit.
Pamvarsisht se ai kishte zgjedhur këtë mënyrë jetese ai nuk e meritonte të vdiste.Vrasësi apo vrasësit e tij duhet të përgjigjen përpara drejtësisë. Kjo mund të arrihet me ndihmën e komunitetit shqipfolës në Londër”.
Sipas detektiv Inspektorit Andy Partridge për zbardhjen e kësaj vrasje është imediatike ndihma e komunitetit shqiptarë duke shktuar:
“Cima Sogojeva ishte frekuentues i kafeneve shqiptare në veri-perëndim të Londrës si dhe në Reading, duke shpenzuar kohë me pjestarë të tjerë nga komuniteti shqiptarë. Ne jemi të prirur të bisedojmë me cilindo që ka informacion rreth tij.
A keni dijeni se kush ishte shkaku që coi në ekszekutimin e Cimës? C’farë flitet në komunitet për këtë vrasje? Keni dëgjuar apo parë dicka të dyshimtë afër zonës ku ndodhet Highfield Road? Keni parë dikë që ka hyrë dhe ka dalë apo sillej vërdallë shtëpisë së Cimës gjashtë Tetorin e vitit të shkuar?
Ne ju inkurajojmë të na telefoni”.
Detektiv Inspektori Andy Partridge që po udhëhet grupin e hetimit të kësaj vrasje gjatë një bisede me The Albanian thotë se c’farë do lloj informaconi do të trajtohet si tejet konfidencial duke ruajtur në mënyrë shumë strikte anonimatin e personit.

Ekzekutimi

Vrasja e Cima Sogojevës ndodhi mengjesin datës 6 Tetor 2008 rreth orës 11:15 minuta.
Policia u njofrua pasi janë dëgjuar të shtëna në një adresë në rrugën Highfield Road, NË11. Oficerë të armatosur të policisë duke përdorur forcën mundën të hynë në shtëpinë ku jetonte Cima. Pas kontrollit të banesës ata kanë gjetur trupin e pajetë të 27 vjecarit. Viktima kishte vdekur menjëherë si pasojë e disa plagëve të marra pasi ishte godituar disa herë me një pistoletë.Sipas autopsisë viktima nuk ishte torturuar.
Nga hetimet e deritanishme nuk është zbuluar nëse nga banesa viktimës janë vjedhur para. Vrasësit nuk kanë hyrë me forcë në banesë.
Për momentin nuk ka ndonjë informacion që sygjeron se Cima ka qenë i përfshirë me ndonjë incident të përparshëm apo vrasja të jetë si pasojë e kontrollit të zonave ku grabiteshin automatët e parkingjeve.
Mësohet se Cima Sogojeva ishte me origjinë nga qyteti Podujevës në Kosovë. Ai kishte shtatë vjetë që jetonte në Londër. Ishte i matuar dhe kishte në vajzë dhjetë vjecare. Bashkëshortja dhe vajza jetojnë në Kosovë.
Ne lidhje me vrasjen një person është arrestuar më 16 Tetor 2006. Ai është lënë i lirë me për tu paraqitur për tu ripyetur në polici në muajin Shtator 2009.
Cilido që ka informacion për vrasjen duhet të kontaktojë hetuesit e kësaj cështje të cilat janë në Hendon në numrin e telefonit 020 8358 0400 apo në mënyrë anonime duke telefonuar Crimestoppers në 0800 555 111.

About Me

Veliupress


View My Stats