Thursday, 23 July 2009

Londër-Tiranë dyfishohet cmimi biletave

Nga Londra
Muhamed Veliu


Kompanitë e fluturimeve dyfishojnë cmimet gjatë sezonit të verës në linjën Londër-Tiranë dhe anasjelltas duke detyruar mijëra emigrant të braktisin pushimet në Shqipëri.
Sikurse edhe në të shkuarën,ky sezon veror nuk bën përjashtim.
Rritja e cmimeve ndodh në mënyrë të pashpjegueshme duke detyruar emigrantët shqiptarë dhe britanikët të heqin njëherë e mirë nga mëndja mundësinë e bërjes së pushimeve në bregdetin shqiptarë.
Aktulisht nga Londra për në Tiranë ka dy linja direkte që i përkasin një kompanie britanike dhe një shqiptare e cila kryen fluturime sezonale.
Nëse gjatë muajve të tjerë të vitit kompania britanike ofron një biletë vajtje ardhje për 220 stërlina gjatë sezonit të verës ato shkojnë deri 550 stërlina apo më shumë.
Nga cmimet e larta nuk bëjnë përjashtim as linjat jo direkte të cilat e konsiderojnë sezonin e verës dhe dëshirën e shqiptarëve për të kryer pushime në vendlindje si një kohë të artë për të përfituar financiarisht nga rritja e cmimit të biletave.
Nga një kërmin në internet të një bilete nga Londra për në Tiranë gjatë fillimit të muajit gusht kompania britanike ofron cmimin 676 stërlina ndërsa për të flutuar drejt Sofies 361 stërlina, për në Bukuresht 293 stërlina dhe 271 stërlina për në Athinë .
Po të njëjtat cmime ofrojnë edhe kompania italiane e fluturimeve ajo hungareze dhe austriake nga ku biletat mund ti gjesh nga 500 deri në 600 stërlina.
Ky problem është pasqyruar edhe në numrin e fundit të gazetës së komunitetin shqiptarë në Britani The Albanian.
Nën titullin “Biletat e Shtrenjta, Emigrantët e Britanisë braktisin mëmëdheun” shkruan se për një njeri që punon dhe merr një page të mesme këto bileta janë të papërballueshme.

About Me

Veliupress


View My Stats