Sunday, 23 August 2009

Facebook burgos minorenen britanike

Nga Londra
Muhamed Veliu

Policia britanike ka përdorur mesazhet e shkruajtura në rrjetin social Facebook për të dënuar një vajzë minorene.Keli Hougston bëhet e para britanike e cila dënohet në Britaninë e Madhe pasi dërgonte mesazhe kërcënuese përmes Facebook.
Mesazhet e 18 vjecares i drejtoheshin një shoqes së klasës të cilën e kërcënonte në mënyrë sistematike.
Hougston pranoi akuzat se kishte kërcënuar përmes Facebook dhe tani do të vuaj 3 muaj burg në instutin e të miturve.
Gjykatësi Bruce Morgan duke lexuar masës e dënimit ndaj Keli Hougston tha se ajo kishte nisur fushatën e kërcënimit ndaj Emily Morre që kur ajo ishte 14 vjece.
Dënimi i kërcënueses përmes Facebook, Keli Hougston ka zënë faqen e parë e tabloidit The Sun.
Gjithashtu këtë ngjarje e pasqyrojnë të gjitha gazetat e sotëme britanike duke ngritur edhe njëherë shqetësimin se Facebook po përdoret edhe për qëllime kriminale.
Disa muaj më parë gazetërët e News Of The World përmes Facebook u lidhën me disa shpëndarës droge duke u blerë atyre kokainë dhe heroinë.
Ky rrjet social i krijuar nga Mark Zukerberg në 2004 ka 131 milion përdorues në të gjithë botën dhe vlen 10 miljard dollar.

About Me

Veliupress


View My Stats