Thursday, 17 September 2009

Angli-Arrestohet korrieri shqiptarë i kokainës

Gjunit dhe Sergio Veroneze i kapen 5,1 kg kokainë në portin e Doverit

Nga Londra
Muhamed Veliu


Doganierët britanik kanë zbuluar 5,1 kilogram kokainë në makinën e një shqiptari i cili sëbashku me një shtetas Italian tentonin ta kalonin në Angli.
Afrim Gjuni dhe Sergio Veroneze janë arrestuar menjëherë pas kontrollit të makinës në portin e Doverit.
Lajmin e arrestimit e ka konfirmuar për Top-Channel një zëdhënëse e doganave britanike.
Sipas saj Afrim Gjuni 27 vjec jetonte ne qytezën Luton.
Ai kishte mundur të fitonte statusin e emigrantit dhe një pasaportë udhëtimi lëshuar nga ministria e brendshme Home Office.
Ndërsa për italianin Sergio Veroneze është zbuluar se ai kishte hyrë dhe dalë nga porti i Doverit edhe disa herë të tjera.
Gjuni dhe Veroneze do të gjykohen ne gjykatën e krimeve “Canterbury Crown Court” më 24 Nëntor 2009 si të akuzuar për tentativë të importit të 5,1 kg kokainë.
“Nëse kokaina do të mund të kalonte portin e Doverit, atëherë vlera e shitjes do ti kalonte 700 mijë sterlina” ka deklaruar zëdhënësja e doganave britanike.
Sipas policisë të zonës së Kentit e cila po kryen hetime të mëtejshme mësohet se Afrim Gjuni sëbashku me Sergio Veroneze ishin korrierë të një grupi kriminal në Londër të përfshirë në tregtinë e Kokainës.
Kapja e kësaj sasie kokaine në makinën ne Afrim Gjumit shënon një rekord për sasinë e narkotikëve kapur një shqiptari ne portet angleze.
Në të shkuarën sasia me e madhe kapur trafikantëve shqiptarë ne portin e Doverit, në jug të Anglisë, ka qene jo më shumë se 3 kg lëndë narkotike e tipit heroinë apo kokainë.

© Veliupress copyright 2009

About Me

Veliupress


View My Stats