Friday, 4 September 2009

BRITANIA E MADHE VIZA ME “PIKATORE” PËR SHQIPTARËT

REFUZOHEN GJYSMA E KËRKESAVE PËR BASHKIME FAMILJARE

Nga Londra
Muhamed Veliu

Agjencia britanike e kufirit (UK Border Agency) e cila pëfshin edhe departamentin e shërbimit të vizave, ka bërë publik raportin vjetor për periudhën 1 Prill 2008- 31 Mars 2009.

Në këtë raport të detajuar pasqyrohen të gjitha të dhënat që i përkasin lëshimit të vizave nga shërbimet konsullore britanike në të gjithë botën.

7,800 ishte numri shtetasve shqiptarë që aplikuan për kategori të ndryshme vizash në Ambasadën Britanike në Tiranë, nga të cilët u paisën me vizë 4,495 ndërsa 3,305 personave aplikimet u janë refuzuar.

Sikurse edhe vitin e shkuar numrin më të madh të aplikantëve e zënë ata të cilët kanë aplikuar për vizë vizitorësh.

Nga 3,440 aplikime janë lëshuar 2,335 viza ndërsa 1,065 janë refuzuar.

Shifrat e aplikimeve për bashkim familje që mbetet një temë e nxehtë për komunitetin shqiptarë në Britani, tregojnë se kjo kategori vizash ka numrin më të lartë të refuzimeve.

Totali aplikimeve për vizën e bashkimit familjar, ku hynë martesat e shtetasve shqiptarë që jetojnë në Angli me partnerë shqiptarë, ose atyre shqiptarë me partnerë britanikë, apo nga vendet e BE-së ishte 730, nga të cilat 335 u aprovuan ndërsa 380 u refuzuan.

Numër të lartë refuzimesh për vizë ka patur edhe kategoria e aplikantëve si studentë ku janë dhënë viza për vetëm 160 aplikantë nga 390 që aplikuan.

Ndërsa nga 90 aplikime për leje punë në Britani janë aprovuar 70 e refuzuar 20.

Apelet e refuzimit të vizave në gjykatat tribunale të emigracionit në Angli nuk kanë rezultuar aspak të suksesshme për shqiptarët.

Nga 1,165 apele kanë mundur të fitojnë 420.

Në të gjithë botën nga shërbimi konsullor Qeveria Britanike siguroi 112 milion paund.

Kjo shifër është tre herë më e lartë krahasuar me tre vite më parë.

About Me

Veliupress


View My Stats