Sunday, 13 September 2009

Londer, arrestohen 2 te kerkuar nga Interpol Tirana

Nga Londra
Muhamed Veliu

Eshte arrestuar ne Londer nje i shumekerkuar shqiptar, i arratisur nga burgu ne vitin 1997.

Skuadra e ekstradimeve ne Scotland Yard ka prangosur Hamit Musen, i cili eshte denuar me 17 vjet heqje lirie nga drejtesia shqiptare. Arrestimi i tij u be i mundur pasi Interpol Tirana kishte siguruar te dhenat per vendndodhjen e tij ne Angli.

Qe prej vitit 1998 Hamit Musa jetonte ne Londer me identitete te rreme. Skuadra e ekstradimeve ne Londer ka ekzekutuar nje tjeter mandat arresti nderkombetar duke arrestuar nje tjeter te kerkuar shqiptar.

Astrit Bulla eshte arrestuar per llogari te Interpol Tiranes pasi akuzohet nga prokuroria shqiptare si i dyshuar per grabitje me arme. Bulla eshte duke i ndjekur seancat gjyqesore te ekstradimit ne gjendje te lire pasi ka vendosur nje garanci pasurore.

Nderkohe, dy te kerkuarit e tjere nga drejtesia shqiptare, Afrim Sinani i arratisur nga burgu Bences dhe Ilir Kumbaro qe te dy te arrestuar ne Londer, kane humbur betejen e bllokimit te ekstradimit ne gjykaten londineze.

Sekretari britanik i ceshtjeve te brendeshme ka firmosur certifikaten e ekstradamit por ata kane apeluar. Fati i metejshem i ekstradimit per ta do te mesohet gjate muajit tetor kur ceshtjet e tyre do te shqyrtohen ne gjykaten e apelit “Royal Court of Justice”.


© Veliupress copyright 2009

About Me

Veliupress


View My Stats