Tuesday, 1 September 2009

Vrau të dashurën pasi ndërroi statusin në Facebook

Nga Londra
Muhamed Veliu

Një britanik ka vrarë të dashurën e tij, nënë e katër fëmive pasi ajo në faqen e saj personale në Facebook ndërroi statusin nga e martuar në beqare.

Detajet e ngjarjes tragjike, nga ku mbeti e vrarë Hayley Jones janë bërë publike, te Marten 1 Shtator 2009 në gjykatën e krimeve të Kardifit.
26 vjecarja u gjet e vdekur nga fëmijët e saj pasi ishte goditur me thikë nga i dashuri Brian Lewis.

Sipas prokurorisë 31 vjecari Lewis u kishte thënë miqve të tij se e vrau Hayley Jones pasi nuk mund ta suportone dot faktin që ajo kishte gjetur një të dashur të ri.

“Më 2 Mars të vitit të shkuar viktima ndërroi statusin e saj në Facebook nga e martuar në beqare duke i treguar të dashurit se gjithcka në lidhjen e tyre kishte marrë fund” ka thënë prokurori Mark Evans.

Duke vazhduar së treguari kronologjinë e vrasjes prokuri Evans i tha gjykatës se Lewis acarojeh nga fakti se e dashura, shpenzonte shumë kohë duke përdorur internetin dhe në vecanti rrjetin social Facebook.

Zënkat për përdorimin e kompjutetit mes tyre arritën kulmin mëngjesin e datës 12 Mars 2008 kur Brian Lewis mori një thikë nga guzhina e gatimit, duke goditur të dashurën tek sa ajo po flinte.

Pasi ka kryer vrasjen ai ka telefonuar policinë duke u larguar nga shtëpia ndërsa viktima është gjetur pa jetë nga katër fëmijët e saj.
Disa ditë më vonë ai është vetdorëzuar në polici duke mohuar vrasjen.
Gjyqi vazhdon.

About Me

Veliupress


View My Stats