Tuesday, 20 October 2009

Edi Rama dhe Anri Sala leksion ne Galerine Tate Modern

Nga Londra
Muhamed Veliu

Mes debatesh të shumta, pëlqimit dhe kundërshtimeve, nëntë vjet më parë Edi Rama vendosi ti ndërronte pamjen Tiranës duke nisur lyerjen e fasadave të pallateve me bojëra shumëngjyrëshe.
Ky veprim i kryebashkiakut të Tiranës vazhdon të ngjallë interes edhe sot në qarqet arkitekturore, veçanërisht ato të artit në perëndim.
Me ftesë të galerisë me famë botërore,Tate Modern në Londër, Rama sëbashku me kuratorin Anri Sala kanë mbajtur një leksion rreth mardhënies të ngushtë mes arkitekturës dhe artit.
Fillimisht të pranishmit e shumtë kanë ndjekur dokumentarin e Anri Salës me titull “Dammi I colori” të xhiruar gjatë transformimit të Tiranës, nga një qytet ku dominonte grija në një qytet me pallate shumëngjyrëshe.
Ky dokumentar i Salës është pjesë e koleksionit të galerisë Tate sëbashku me dy punime të tjera që mbajnë firmën e tij.
Duke treguar se përse e ndërmori një hap të tillë kryebashkiaku i Tiranës i tha audiencës, se lyerja pallateve me bojë nisi si një nevojë për të ndryshuar, për ti dhënë fund kaosit të shkaktuar nga sistemi komunist dhe për tu ndjerë të lirë.
Ndërsa Anri Sala duke e parë lyerjen e pallateve në këndvështrimin artistik u shpreh se nga kryeqyteti shqiptarë kanë hedhur sytë artistë me famë botërore të cilën kanë ardhur dhe i kanë përdorur fasadat e pallateve për ti kthyer në punime arti.
Brian Clarke drejtor i Fondacionit Britanik të Arkitekturës u shpreh se rasti i Tiranës shumëngjyrëshe, është një leksion për të gjithë ne, pasi na tregon se gabimet njerëzore të së shkuarës mund të korrigjohen.
“Është padyshim një krenari e jashtëzakonshme që,të ipet mundësia të prezantosh,qytetin tënd në një nga tempujt, më të mëdhenj dhe prestigjioz,të botës për sa i takon zhvillimeve të artit dhe posaçërisht artit bashkohor” tha Rama për Top-Channel në përfundim të leksionit.
Sipas tij ftesa e bërë nga galeria Tate, është padyshim rikonfirmimi projektit, për ngjyrat e Tiranës nga ky tempull.
Po ashtu Rama tha se prezenca e tij sëbashku me Anri Salën në Tate Modern Gallery, është një sadisfaksion njëkohësish një shtysë më shumë për të menduar thellimin e këtij projekti dhe zhvillimin e tij, në funksion të zhvillimit ekonomik dhe turizmit për kryeqytetin.

© Veliupress copyright 2009

About Me

Veliupress


View My Stats