Wednesday, 21 October 2009

Gjykata britanike refuzim azili lesbikes shqiptare

Gjykata britanike refuzim azili lesbikes shqiptare

Nga Londra
Muhamed Veliu

Ministria e Brendshme Britanike Home Office sëbashku me gjykatën e emigracionit e kanë cilësuar Shqipërinë, si një vend në të cilin homoseksualët nuk persekutohen.
Gjykata e emigracionit në Londër ka refuzuar kërkesën e azilit të një shtetaseje shqiptare e cila gjatë kërkesës për azil kishte deklaruar se ishte lesbike dhe persekutohej në Shqipëri.
Shtetasja shqiptare që njihet si zonjusha K jeton nën në zonën Southend në jug të Anglisë, i tha gjykatës se nëse ajo kthehet në Shqipëri do të persekutohet pasi është lesbike.
Në vitin 2006 avokatët e zonjushës K, e cila është 20 vjeçe, mundën ti mbushnin mendjen një gjykatësi emigracioni se nëse ajo do të kthehej në Shqipëri, do të shkelej konventa e të drejtave të njeriut.
Por 3 vjet më vonë Gjykata tribunale e azilit dhe emigracionit që rishikoi çështjen e shqiptares duke vendosur se ajo duhet të largohet nga Britania e Madhe.
Sipas tre gjykatësve britanikë, që morën në shqyrtim apelin e shqiptares, ajo duhet të kthehet menjëherë në Shqipëri pasi homoseksualët nuk persekutohen.
Gjykatësit në vendimin e tyre thonë se në Shqipëri femrat lesbike janë të lira të ndërtojnë mardhënie normale mes tyre, po ashtu shteti shqiptarë garanton mbrojtjen e nevojshme për to.
Një zëdhënëse e ministrisë së brendshme Home Office it ha Top-Channel se gjatë dhjetë viteve të fundit janë me qindra rastet kur shtetas shqiptarë kanë kërkuar azil në Britani, si të persekutuar në Shqipëri pasi ata ishin homoseksualë.

© Veliupress copyright 2009

About Me

Veliupress


View My Stats