Thursday, 29 October 2009

Shqiptari me varke nga Franca per ne Angli

Nga Londra
Muhamed Veliu

Një i ri shqiptarë ka ndërmarrë një aventurë të rrezikshme po aq edhe të guximshme duke vjedhur një varkë në qytetin Lion të Francës, me të cilën tentoi të mbërrinte në Britaninë e Madhe.Detajet e kë saj ngjarje i ka bërë publike agjencia franceze e lajmeve AFP.
Njëzetvjeçari shqiptarë është arrestuar të Dielën 25 Tetor 2009, pasi policia e pikasi duke tentuar manovrimin e varkës 30 metra të gjatë e cila përdorej nga autoritetet ujore franceze.
Varka ishte e ankoruar në një lum në zemër të qytetit Lion.
Nëse shqiptari do të ishte i suksesshëm në aventurën e tij ai duhet të përshkonte me varkë 180 milje duke kaluar, përmes lumit Rhone në detin Mediteran dhe më pas në oqeanin Atlantik për në Angli.
Gazeta lokale e qytetit të Lionit “Le Progress” shkruan se shqiptari të cilit nuk i bëhet i ditur emri, dy ditë më parë është dënuar me katër muaj burg për grabitjen e varkës.
Në mbarim të dënimit ai do të aplikojë për azil në Francë .
Avokatët e tij i thanë AFP-së se 20 vjecari shqiptarë kishte ardhur nga Shqipëria në Francë për të marrë pjesë në një aktivitet karateje.
Ky rast dëshmon edhe një herë tjetër sakrificën e shqiptarëve për të emigruar ilegalisht në Evropë , përballë barrierave të mos liberalizimit të vizave nga burokratë t e Brukselit.


© Veliupress copyright 2009

About Me

Veliupress


View My Stats