Saturday, 21 November 2009

Angli-Ja provat e implikimit të Krenar Lushës në terrorizëm

Nga Londra
Muhamed Veliu

Në ditën e tretë të procesit gjyqësor në ngarkim të Krenar Lushës prokuroria britanike, ka treguar të gjitha provat që e implikojnë atë si të dyshuar në përgatitjen e kryerjes së akteve terroriste.
Materiale në formë video si përgatitet eksploziv,ato të vrasjes së një ushtari amerikan, përfshi qindra klipe që janë gjetur në kompjuterin e Lushës i janë treguar gjykatës.
Shqiptari 30 vjeç, me origjinë nga Kosova i mohon të dhjetë akuzat për përfshirje në terrorizëm.
Prokurori Nigel Godsmark i ka treguar jurisë në këtë proces gjyqësor, një material filmik 26 minutesh, që tregon si mund të ndërtohet një brez me eksploziv për sulme kamikazë, gjetur në komjuterin e Lushës.
Ndër materialet e tjera gjetur në kompjuterin e tij janë edhe një manual elektronik për përdorimin e kallashnikovit, aktivizimin e detonatorëve si dhe përdorimin e celularëve për ti kthyer në detonatorë shpërthyes.
Gjatë arrestimit të Lushës policia krahas materialeve audio-vizive në shtëpinë ku banonte gjeti edhe 14 celularë,71, 8 kile karburant, si dhe më shumë se dy kile nitrat, që do të shërbenim për ndërtimin e bombave artizanale.
Përpara arrestimit Krenar Lusha mbahej nën survejimin e skuadrës së anti terrorit.
Prej përgjimit kur ai bisedonte me njerëz të tjerë përmes internetit, është kapur një bisedë ku ai i thoshte bashkëbiseduesit se kërkonte të hakmerrej ndaj qeverisë britanike e cila kishte burgosur një mik të tijin.
Sëbashku me Lushën në këtë proces janë si të bashkakuzuar edhe katër shtetas britanik me origjinë pakistaneze.
Sikurse edhe shqiptari ata i mohojnë të gjitha akuzat si të përfshirë ne terrorizëm.

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats