Tuesday, 17 November 2009

Angli. Shqiptari në gjyq i akuzuar për terrorizëm.

Nga Londra
Muhamed Veliu

Ka nisur në Britaninë e Madhe procesi gjyqësor ndaj një shqiptari nga Kosova dhe katër britanikë ve me origjinë pakistaneze të akuzuar për terrorizëm.
Gjatë seancë s së parë gjyqësore zhvilluar në gjykatën e qytetit Preston në Veri të Anglisë prokurori çështjes ka lexuar aktakuzën e implikimit të tyre në akte terroriste.
Sipas prokurorisë i dyshuari Krenar Lusha 30 vjeç akuzohet për tërheqjen nga internetit të material audio-vize që tregonin se si mund të ndërtohet një bombë që përdoret në sulmet kamikaze.
Ndër provat që disponon prokuroria britanike, kundra Lushë s është edhe një bisedë e
përgjuar në një chat ku shqiptari është shprehur se ai ishte shumë i lumtur të shikonte të vrarë sa më shumë amerikan dhe Izraelitë .
Gjithashtu si provë materiale gjetur në shtëpinë e Krenar Lushës është edhe sasia prej 4 kilogram nitrat me të cilin sipas policisë mund të ndërtohet një bombë në kushte artizanale.
Lusha i ka mohuar të dhjetë akuzat e ngritura ndaj tij për posedim të material të dyshuara për përdorimin në akte terroriste.
Arrestimi i Krenar Lushë s u krye nga skuadra e anti-terrorit në Scotland Yard, më 26 Gusht 2008 në shtëpinë ku ai banonte në zonë n Derby.
Media britanike e komentoi arrestimin e Lushë s së bashku me katër personat e tjerë si shkatërrimin e një celule terroristësh të cilët po përgatisnin eliminimin fizik të kryeministrit britanik Gordon Brown.
Megjithatë është gjykata britanike ajo e cila do të vendosë në fajësinë apo pafajësinë e shqiptarit ndaj të cilit rëndojnë akuzat për terrorizëm.

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats