Thursday, 19 November 2009

Policia angleze prangos disidentin shkodran

Policia angleze prangos disidentin shkodran

Nga Londra
Muhamed Veliu

Njëri prej protagonistëve të demonstratës anti-komuniste të 13 Dhjetorit 1990 në Shkodër arrestohet nga Scotland Yard për llogari të Interpol Tiranës si i kërkuar për vrasje.
Ardian Muhamet Rragami është arrestuar në Londër pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Arrestimin e tij e njoftoi një zëdhënëse e Scotland Yard e cila tha se oficerët e Skuadrës së Ekstradimeve ekzekutuan një mandat arresti ndërkombëtar lëshuar nga drejtësia shqiptare.
Ardian Rragami 38 vjeç kërkohet të ekstradohet nga Londra për vrasjen e Qemal Kolës ndodhur në vitin 1998.
Në paraqitjen ne tij të parë në gjykatën e ekstradimeve shkodrani i arrestuar është mbrojtur duke deklaruar se policia ka arrestuar një person tjetër dhe se ai nuk është Ardian Rragami.
Gjykatësi i çështjes vendosi masën e arrestit me burg deri më 12 Janar 2010 kur do të zhvillohet séanca gjyqësore e ekstradimit.
Mësohet se Ardian Rragami është një prej organizatorëve të demonstratës anti-komuniste në Shkodër zhvilluar me 13 Dhjetor 1990.
Atë kohë Rragami sëbashku me nëntë persona do të dënoheshin me nga 20 vite burg për organizimin e demonstratës.
Ai do të lirohej nga burgu pas një amnistie ku u përfshinë të gjithë të dënuarit politik.

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats