Thursday, 12 November 2009

Shqipëria paraqitje të zbehtë në panairin e turizmit në Londër

Shqipëria paraqitje të zbehtë në panairin e turizmit në Londër

Nga Londra
Muhamed Veliu

Për të katërtin vit radhazi Shqipëria merr pjesë në panairin botëror të turizmit të Londër “World Travel Market”.
Me këtë pjesëmarrje tentohet promovimi asaj ç’farë ofron turizmi shqiptarë.
Stenda e Shqipërisë e ndërtuar në mënyrë modeste, shumë larg standarteve të fqinjëve tanë përbehet nga tre komponentë.
Agjencia Kombëtare e Turizmit, sektori privat dhe disa bashki kryesore të cilat në këtë panair janë prezantuar vetëm me disa broshura.
Ndryshe nga vendet e tjera mungonin materialet promovuese në formë audiovizive, përfshi spotin publicitar, të transmetuar në CNN për prodhimin e të cilit janë shpenzuar mijëra euro.
Nada Kallciu drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Turizmit i tha Top-Channel se “Pjesmarrja në këtë panair edhe këtë vit synon promovimin e turizmit shqiptarë në të gjitha aspektet. Sipas saj e veçanta që stenda shqiptare sjell në këtë panair është pjesmarrja e një grupi valltarësh nga trupa e balerinëve të ardhur nga Teatri Operas dhe Baletit. Kjo si pjesë e promovimit të turizmit Kulturor.
“Si një pjesmarrje të vakët, modeste dhe pa strategji nga të gjitha subjektet shqiptare në këtë panair” kështu e ka komentuar paraqitjen e stendës shqiptare në panairin e Londrës Dori Gjalpi ekspert për çështjet e turizmit.
Krahas 50 mijë subjekteve nga e gjithë bota në këtë panair për herë të parë ka marrë pjesë edhe Kosova.
Përmes një stende të ndërtuar thjesht ku është përdorur elementi fotografi, ideuesit e saj përcjellin mesazhin se Kosova ka se çfarë të ofrojë në turizëm kryesisht atë malor.
Për Bujar Kucin drejtor i Departamentit të Turizmit në qeverinë e Kosovës, Ky panair është një mundësi e mirë për të paraqitur vlerat e turizmit në republikën e Kosovës po ashtu një rast i volitshëm për ta paraqitur atë, me një imazh të ri, ndryshe nga ai ç’farë mendojnë shumë qytetarë të Evropës.”

© Veliupress copyright 2009

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats