Thursday, 12 November 2009

Shtyhet për në Janar 2010 apeli Ilir Kumbaros

Nga Londra
Muhamed Veliu

Mbetet ende mister koha se kur do të vihet në dispozicion të drejtësisë shqiptare Ilir Kumbaro i cilësuar si njeriu kyç në zhdukjen dhe rrëmbimin e Remzi Hoxhës.
Për të dytën herë, avokatët e ish drejtorit të drejtorisë së parë të SHIK-ut për Tiranën, i kanë kërkuar gjykatës shtyrjen e procesit të apelit planifikuar të zhvillohej paraditen e sotme.
Disa javë më parë avokatët e Kumbaros nga kompania avokatore “Neumans LLP” i kërkuan gjykatës më shumë kohë për të përgatitur apelin pasi ishin në pritje të një raporti hartuar nga një ekspert në Tiranë.
Raporti që ka mbërritur në Londër disa ditë më parë, mësohet të jetë tejet i detajuar mbi situatën politike dhe në veçanti për sistemin e drejtësisë shqiptare, duke u kthyer në një element të fortë për palën mbrojtëse.
Kontaktuar përmes telefonit një punonjëse e zyrës administrative të gjykatës “Royal Court Of Justice” tha se ende nuk është vendosur një datë fikse se kur do të zhvillohet séanca e ardhshme e apelit.
Sipas saj të gjitha gjasat janë për zhvillimin e seancës gjatë fillim-vitit të ardhshëm”.
Ndërsa kompania avokatore “Neumans LLP”, e pyetur nga Top-channel për shkakun e shtyrjes së seancës të apelit nuk pranoi të ipte asnjë koment.
Fillimisht me 24 Mars 2009 gjykatësi Haward Riddle dha një vendim pro ekstradimit të Ilir Kumbaros, pasuar më pas me firmosjen e certifikatës së ekstradimit nga sekretari britanik i shtetit.
Ilir Kumbaro përmes avokatëve ka apeluar këto dy vendime që i lejojnë shtetit shqiptarë ekstradimin e tij nga Britania e Madhe.

© Veliupress copyright 2009

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats