Tuesday, 24 November 2009

ZHVILLOHET NË LONDËR FORUMI BIZNESIT KOSOVË-BRITANI E MADHE

Nga Londra
Muhamed Veliu

Dy vite më parë delegacionet e qeverisë së Kosovës vinin në Londër , duke kërkuar zgjidhjen e statusit.
Ndërsa sot nëpërmjet Forumit të parë të investime Kosovë Britani e Madhe, ata shpalosën të gjitha mundësitë që Kosova u ofron investitorëve Britanik.
Ky forum i organizuar nga Ambasada e Kosovës në Londër u hap nga ambasadori Muhamet Hamiti i cili në fjalën e tij i bëri një paraqitje situatës politike dhe ekonomike në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë.
Ndërsa homologu i tij britanik në Kosovë Andi Sparks tha se në këto dy vite jetë të shtetit të Kosovës, ka ndodhur një progres solid në ndërtimin strukturave shtetërore.
Ai ftoi biznesmenët britanik të investojnë në Kosovë pasi atje mundësitë janë të mëdha madje ai theksoi se investitorët do të përballen me një situatë win win.
Ambadadori Sparks me detaje në mënyrë të përmbledhur tregoi sektorët ku mund të investohet duke shprehur gatishmërinë e stafit të tij për të ndihmuar cilindo që ka ndërmend të investojë në Kosovë.
Lutfi Zharku ministër i tregtisë dhe industrisë bëri prezent në forum klimën aktuale të investimeve në Kosovë.
“Ne kemi sistemin më të ulët të taksave në Europë. Tani më shumë se kurrë na duhen investime për të forcuar ekonominë duke hedhur hapa drejt integrimit evropian. Në Kosovë aktualisht operojnë 60 kompani britanike” ka deklaruar ministri Zherku.
Drejtori agjencisë së privatizimeve Shkëlzen Lluka tha se deri me tani vlera e ndërrmarjeve të privatizuara shkon në 446 milion euro dhe se procesi privatizimit në Kosovë që është unik në rajon,vazhdon në shumë sektorë të tjerë.
Hashim Rexhepi Guvernator i Bankës qendrore të Kosovës i shpjegoje më shume se 200 pjesëmarrësve në forum sistemin bankar në Kosovë, duke theksuar se fatmirësisht Kosova ëstë e paprekur nga kriza ekonomike globale.
Shembullin e të bërit biznes në Kosovë dhe të jesh i suksesshëm në këtë forum e ka sjellë Philip Sigwart drejtori ekzekutiv i Prokredit Bank në Kosovë.
“Dhjetë vjet më parë kur nisëm të investojmë në Kosovë na quajtën korporata e të çmendurve. Ndërsa sot ne jemi një prej bizneseve më të suksesshme në Kosovë falë mundësive që na ka ofruar ky vënd dhe dëshirës së madhe të shqiptarëve për të punuar” ka thënë ai.
Ky forum ka ngjallur edhe interesin e disa mediave prestigjoze si Reuters, BBC, The Economist, Financial Times të cilët kanë intervistuar ministrat pjesëmarrës.

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats