Wednesday, 23 December 2009

Angli, ADN-ja shpeton “vrasesin” nga Shqiperia

Nga Londra
Muhamed Veliu


Oficeret e skuadres se ekstradimeve ne Scotland Yard mendonin se kishin goditur ne shenje duke prangosur nje te kerkuar shqiptar per vrasje.

Ne fakt kesaj radhe ata kane dale bllof, pasi testi i ADN-se ka rezultuar ne favor te shqiptarit te arrestuar qe besohej te ishte Sokol Sinani.

Qe ne momentin e pare te arrestimit, i dyshuari si Sokol Sinani i tha policise se quhej Ismail Sinani dhe se ishte nje qytetar nga Dragashi i Kosoves qe kishte fituar nenshtetesine britanike pasi kishte kerkuar azil.

Per te zbuluar identitetin e vertete te shqiptarit te arrestuar u krye testi ADN-se pasi ne Britanine e Madhe jetonte Afrim Sinani vellai i Sokol Sinanit, bashkautor ne vrasjen e ndodhur ne nje fshat te Kukesit ne vitin 1996.

Ne seancen e fundit gjyqesore te ekstradimit, perfaqesuesi i shtetit shqiptar ne kete proces i tha gjykates se testi krahasimit te ADN-se Afrim Sinanit me ate te personit te arrestuar si i dyshuari Sokol Sinani, rezultoi negativ.

Gjykatesja Daphine Wickam menjehere ka anuluar mandatin nderkombetar te arrestimit, duke lene te lire Ismail Sinanin i cili nen shoqerine e bashkeshortes ka lene ambientet e Gjykates se Ekstradimeve.

Burime policore thane se Sokol Sinani dhe Afrim Sinani jane vellezer nga i njejti baba por me dy nena te ndryshme, prandaj edhe testi i ADN-se ka dale negativ.

Policia shqiptare nuk disponon shenjat e gishterinjve perveç nje fotografie shume te vjeter të Sokol Sinanit i kërkuar per vrasje,qe besohet se fshihet në Britanine e Madhe.

Disa jave me pare gjykata e apelit të Londer “Royal Court of Justice” rrezoi apelin e Afrim Sinanit per te bllokuar ekstradimin ne Shqiperi ku kerkohet te plotesoj 20 vite denimi per vrasje pasi u largua nga burgu Bençes ne vitin 1997.

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats