Friday, 4 December 2009

Oxford- 7 shqiptarët e “drogës” fitojnë pafajësinë

Nga Londra
Muhamed Veliu

Shtatë shqiptarë të akuzuar për shitje kokaine në qytetin e Oxfordit fitojnë pafajësinë pas një gjyqi 11 mujor që i ka kushtuar takspaguesve britanik 1,9 milion stërlina.
Shqiptarët u arrestuan Marsin e vitit 2008 duke u mbajtur në burg për dy vjet ndërsa juria i gjeti jo fajtorë në akuzat e ngritura.
Juria rrëzoi të gjitha provat e hetimit 8 mujoj të policë se Oxfordit që survejonte shqiptarët.
Policia e Oksfordit ditën e arrestimit të shqiptarëve përmes një komunikate për shtyp tha se kishte shkatërruar një grup të fuqishëm kriminal të cilëve i janë kapur dy laboratorë droge, mijëra paund cash si dhe sasi e konsiderueshme droge.
Kanë fituar menjëherë lirinë në gjykatë Leon Cohadari,Gentian Harizaj, Elmand Koshaj, Ervin Meta, Artan Lleshi, Uljan Nelku dhe Elton Celbiqiri.
“Falënderoj zotin që në këtë vend ka juri. Ende nuk e di përse policia mendonte se ne ishim të përfsjirë në shitje droge. Ata kontrolluan shtëpinë time dhe të miqve të mi duke mos gjetur asnjë gjë.
Unë u burgosa padrejtësisht për 20 muaj ” deklaroi 30 vjecari Elton Celbeqiri.
Ndërsa Leon Cehodari tha se ishte një eksperiencë jashtëzakonisht e keqe pasi burgosja e largoi nga gruaja dhe fëmija i tij pesë muajsh.
“Jam i kënaqur me drejtësinë britanike dhe jo policinë e cila shpenzoi kaq shumë para dhe në fund të fundit nuk arriti asgjë” pohoi Cehodari.
“Unë humba punën në kompaninë e makinave BMV ku punoja si pasojë e burgosjes 18 mujore. E gjitha kjo ngjarje më ka shkatërruar jetën pasi kam humbur gjithçka. Sistemi drejtësisë britanike më i miri në botë ndërsa hetimi policisë një trillim i vërtetë.
Kështu do ta përshkruante Oltjon Nezha këtë ngjarje të pazakontë ndodhur në qytetin e Oxfordit ku tani policisë do ti duhet edhe të dëmshpërblejë shqiptarët për burgosje të padrejtë.

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats