Saturday, 12 December 2009

Prangoset shqiptari armatosur afër shtëpisë së Toni Bler

Nga Londra
Muhamed Veliu

Arrestohet shumë pranë shtëpisë së ish kryeministrit britanik Toni Bler një shqiptarë i armatosur me një pistoletë dhe selensiator të montuar.
Një zëdhënës i Scotland Yard tha se shqiptari i arrestuar është 56 vjecari Kujtim Nurka por nuk dha asnjë detaj se ç’farë shqiptari ka pohuar gjatë marrjes në pyetje.
Ndërsa një zëdhënës i ish kryeministrit Toni Bler tha se ai nuk dëshironte të komente për çështje sigurie që kanë të bëjnë me zotin Bler.
Kujtim Nurka është arrestuar pasi ai ngjalli dyshim tek një patrullë policie në rrugën Connaugt.
Pas 20 minutash nga koha kur është arrestuar shqiptari për parregullsi dokumentacioni një qytetar i është afruar policëvce duke i dhënë një pistoletë me selensiator që e kishte gjetur në cep të rrugës.
Oficerët e policisë në vendngjarje të alarmuar nga gjetja e pistoletës menjëherë kanë njoftuar skuadrën speciale në Scotland Yard që merret me mbrojtjen e trupës diplomatike dhe zyrtarëve shtetëror.
Kjo skuadër është përgjegjëse edhe për sigurinë e ish kryeministrit Bler.
Nga hetimet paraprake u vërtetua se në pistoletë janë gjetur shenja gishtash dhe ADN-ja e Kujtim Nurkajt.
Ndaj tij është ngritur akuza për armbajtje paleje ndërkohë nuk dihen ende arsyeja përse shqiptari me makinën e tij ndodhej afër shtëpisë së ish kryeministrit Toni Bler.

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats