Saturday, 19 December 2009

Prokuroria i “dhuroi” lirinë Ilir Kumbaros






Nga Londra
Muhamed Veliu

Zbulohen shkaqe të reja që çuan në mos-ekstradimin e Ilir Kumbaros nga Britania e Madhe.
Krahas vendimit të kolegjit penal të gjykatës së lartë që pushoi masën e arrestit me burg, një rrol vendimtar në vendimmarrjen e dy gjykatësve britanik ka patur mospasparqitja nga përfaqësuesja e shtetit shqiptarë të masës së re të arrestit me burg, kërkuar nga gjykata e krimeve të rënda në Tiranë
.
Burime nga organi i akuzës në Shqipëri thanë se vendimi numër 154 i datës 15 Dhjetor 2009 i është dërguar nëpërmjet kanaleve diplomatike drejtësisë britanike.
Por Top-Channel ka mundur të zbulojë se ky vendim nuk ka mbërritur në Londër deri mesditën e së premtes kur u zhvillua séanca gjyqësore në gjykatën e apelit “Royal Court of Justice”.
Prokuroria britanike ka konfirmuar mosmarrjen e vendimit apo vënies në dijeni të një vendimi të tillë, që do ti kalonte më pas për ekzekutim departamentit të ekstradimeve në Home Office.
E gjithë kjo situatë ka kapur të papërgatitur në sallën e gjykatës së apelit përfaqësuesen e shtetit shqiptarë në këtë proces Claire Dobin.
Bllokimi i ekstradimit nga Ilir Kumbaro shënon fitoren e dytë për atë duke mbajtur firmën e gjykatës së apelit në Londër.
Dhjetë vjet më parë dy djemtë e Ilir Kumbaros fituan lejen e qëndrimit në Britani nga kjo gjykatë pasi sipas tyre ata kishin qenë të persekutuar për lidhjet që kishte patur familja e tyre me regjimin komunist.
Nëpërmjet avokatëve ata i kanë argumentuar gjykatës më 7 Maj të vitit 1999 se familja e tyre ishte kërcënuar me vdekje,ishin rrahur disa herë dhe si pasojë kishin patur nevojë për ndërhyrje mjekësore, e gjitha kjo pasi babai ishte njëri prej zyrtarëve të lartë në rregjimin komunist.
Si justifimin për të vazhduar qëndrimin në Angli Endrit dhe Evin Kumbaro i paraqitën atë kohë, gjykatës së apelit edhe faktet që kishin të bënin me zhdukjen e prindërve të tyre dhe mbajtjen nën survejim nga regjimi i Sali Berishës pasi ky regjim sipas tyre përdorte metoda survejimi ndaj kundërshtarëve.

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats