Friday, 4 December 2009

Thoma Simaku fiton çmimin Kompozitori vitit në Britaninë e Madhe

Nga Londra
Muhamed Veliu

Duke i suprizuar të gjithë një kompozitor shqiptarë ka fituar çmimin prestigjioz kompozitori i vitit në Britaninë e Madhe.

Kompozitori Thoma Simaku, lektor ne universitetin e Yorkut e mori këtë çmim gjatë ceremonisë së përvitshme organizuar nga Akademia Britanike e Autorëve te Këngëve, kompozitorëve dhe Autorëve në Londër.

Juria unanimisht vendosi që vepra e Simakut e ridimensionon instrumentin në një mënyrë vizionare dhe krejtësisht origjinale.

Ata e lëvduan veprën për virtuozitetin, thellësinë ekspresive të saj dhe imagjinatën e fuqishme.

Simaku u shpall kompozitor i vitit në Britanë e Madhe pas këtyre vlerësimeve të dhëna nga juria për kompozimin e tij të titulluar Soliloquy V, Flauto Acerbo.

Duke komentuar marrjen e këtij çmimi Thoma Simaku tha për Top-Channel se fitimi këtij çmimi në Britaninë e Madhe për të do të thotë shumë.

"Ky çmim ka nje rezonancë të madhe mbarëkombëtare dhe jehona që i ka bërë BBC-ja është me të vertetë domethënëse. Ndjehem shumë i gëzuar që vepra është radhitur përkrah kompozitoreve më të njohur angleze" ka deklaruar ai.

"Zef Mazi ambasador i Shqipërisë ne Mbretërinë e Bashkur e ka komentuar fitimin e këtij çmimi si një lajm tepër të mirë dhe i gëzueshëm, për atë personalisht njëkohësisht edhe për vendin tonë, që ky kompozitor shumë i mirënjohur shqiptar, fiton çmimin e vitit për kompozim.

Ambasadori Mazi tha se vendi ynë ka vërtete me ç’farë krenohet, veçanërisht në fushën e artit, kulturës, letërsisë dhe arteve. Simaku dhe niveli që ai ka arritur në fushën e muzikës dhe kompozimit në botë është krenari për ç’do shqiptar.

Ajo që mund të bëhet përmes artit dhe kulturës për vendin, për imazhin e tij këtu në Britani , është shumë më e efektshme se shumë përpjekje në fusha të tjera, theksoi ambasadori Mazi pasi artistët e famshëm janë edhe diplomatët më të mrekullueshëm të vendit të tyre.

Kompozitori shqiptar gjatë këtyre viteve që jeton dhe punon në Angli ka fituar një mori cmimesh në shumë konkurse ndërkombëtare.

Ndërsa CD-ja e tij në kolanën Klasikët e Shekullit 21 të shtëpisë diskografike “Naxos” është vlerësuar mjaft nga kritika muzikore në Evropë dhe në Amerikë.

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats