Tuesday, 26 January 2010

Britani, 60 femije te abuzuar ne dite nga pedofilet

Nga Londra
Muhamed Veliu


Shifra alarmante, njekohesisht tronditese jane bere publike rreth numrit te femijeve qe abuzohen ne Britanine e Madhe. Nje studim i publikuar sot tregon se 60 femije abuzohen cdo dite ne shtetin ishullor nga pedofilet. Me shume se 21,000 krime ndaj te miturve u regjistruan vitin e shkuar ne Angli dhe Uells.

Ky perfundim eshte arritur nga perpunimi i te dhenave prej 43 forcave policore. Sipas ketij raporti ne 75% te rasteve te abuzimit viktimat ishin nen moshen 17 vjec. Keto te dhena qe behen publike per here te pare, jane siguruar nga “Organizata nacionale e parandalimit te abuzimit me femijet” .

Philip Noyes drejtor i kesaj organizate e komentoi raportin si trondites pasi te dhenat jane vetem per ato raste kur abuzimi eshte raportuar ne polici. “Ne besojme se shifrat e ketij problemi jane akoma me te medha” ka theksuar ai.

Se shpejti ne Angli dhe Uells pritet te nise zbatimi i nje skeme ku banoret e cdo qyteti do te kene mundesi te kene informacion rreth personave te perfshire ne pedofili apo qe jane denuar me pare per krime ndaj te miturve.

Kjo skene eshte perkrahur nga ministri i brendshem Alan Xhoson dhe njihet si “Sarah’s Law” (Ligji Sara).

Ligji ka marre kete emer pas nje fushate 7-vjecare per aprovimin e tij, inicuar nga nena e vogelushes Sarah Payne, e cila u abuzua dhe me pas u vra nga pedofili Roy Whiting.

About Me

Veliupress


View My Stats