Saturday, 16 January 2010

Ekstradohet nga Londra i kerkuari per vrasje Afrim Sinani

Nga Londra
Muhamed Veliu

Pasi ka deshtuar ne te gjitha shkallet e gjyqesorit anglez, Interpol Tirana ka ekstraduar nga Londra Afrim Sinanin, te denuar per vrasje.

Ekstradimi i tij u be i mundur pasi ai humbi apelin e bllokimit te ekstradimit ne gjykaten e larte “Royal Court of Justice”, ndersa Gjykata Supreme cilesoi si te pabaze kerkesen e shqyrtimit te nje apeli te metejshem.

36 vjecari nga fshati Shemrie i Kukesit kerkohej nga drejtesia shqiptare per te vijuar denimin me 18 vite burg dhene nga gjykata, pasi ai eshte gjetur fajtor per vrasjen e Naim Sinanit, ndodhur ne 4 Janar 1996.

Interpol Tirana do te zbulonte vendfshehjen e Sinanit, duke e arrestuar ne Londer ne Shtator te vitit 2007 ne bashkepunim me skuadren e ekstradimeve ne Scotland Yard.

Por ai eshte lene i lire me kusht nga gjykata, pasi vuri nje garanci pasurore prej 25 mije sterlinash.

Sinani, i cili fshihej ne Angli qe prej vitit 2000 duke perdorur emrin Afrim Pulaj, duhej te paraqitej paraditen e djeshme ne aeroportin Heathrow.

I kerkuari nga drejtesia shqiptare nuk eshte paraqitur duke lene te presin dy oficeret e Interpol Tiranes, qe kishin ardhur ne Londer per ta ekstraduar.

Koordinimi i menjehershem i veprimeve mes tyre dhe homologeve britanike mundesoi arrestimin e Sinanit, i cili cuditerisht u gjet i fshehur ne shtepi, duke tentuar t’i shpetonte ektradimit drej Tiranes.

Procesi i ekstradimit te Afrim Sinanit terhoqi vemendjen e medias britanike pasi ai gjate fshehjes ne lindje te Londres kishte perfituar padrejtesisht mijera paund asistence sociale dhe nenshtetesine britanike, duke perdorur nje identitet te rreme.

About Me

Veliupress


View My Stats