Wednesday, 20 January 2010

Emigrantët shqiptarë ne UK donacione për Shkodrën

Emigrantët shqiptarë ne UK donacione për Shkodrën

Nga Londra
Muhamed Veliu

Emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe të mbështetur nga ambasada shqiptare, kanë nisur mbledhjen e donacione në para dhe ndihma materiale për ti ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga përmbytjet në zonën e Shkodrës.

Gjatë një mbrëmje bamirësie në bar restorantin Koha në Londër u mblodhën 925 paund të cilat do t’i dërgohen Karitasit shqiptarë.

“Do të ishte aspak e denjë për ne që të rrinim, duke parë pamjet e përmbytjes që përcillen nga mediet e Tiranës dhe të mos bënin asgjë.

Megjithëse një shume modeste, mendoj se kjo ka një domethënie të madhe për ti treguar të prekurve nga përmbytjet se edhe ne ndjejmë keqardhje dhe jemi me ta në këto ditë të vështira” tha Fadil Maqedonsi organizatori i kësaj mbrëmje bamirësie.

Një tjetër mbrëmje bamirësie është zhvilluar edhe në ambientet e anijes “HM President” në Londër ,ku morën pjesë disa këngëtarë të ardhur nga Kosova.

Organizatorët nuk kanë bërë ende publike shumën e mbledhur nga donacionet.

Gjithashtu edhe Uells ku jeton një komunitet emigrantësh shqiptarë janë duke u mbledhur ndihma materiale që do të dërgohen drejt zonave të prekura nga përmbytjet.

Ambasada Shqiptare në Londër ka hapur një numër llogarie ne banken NatWest ku të interesuar mund të dërgojnë donacionet e tyre.

Numri i llogarisë bankare është: 27179710 me sort code 560033, Emri llogarise:Shkodra Flooded Areas.

Zef Mazi ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar tha se kemi qene ne komunikim të vazhdueshëm me shoqatat, dhe veçanërisht me një numër individësh shqiptare, nga Londra dhe qytete te tjerë, për te grumbulluar ndihma.

Ndërsa të Dielën datë 24 Janar në ora 16:00 në Kishën e Pimlikos ku mbahen meshat në gjuhën shqipe do të organizohet një tjetër mbrëmje bamirësie.

About Me

Veliupress


View My Stats