Wednesday, 20 January 2010

Londër-Ilir Kumbaro shijon linë duke ndërtuar plak prej dëbore

Londër-Ilir Kumbaro shijon lirinë duke ndërtuar plak prej dëbore

Nga Londra
Muhamed Veliu

Një ditë pasi gjykata e krimeve të rënda në Tiranë refuzoi ndryshimin e masës së arrestit për Arben Sefgjinin dhe Avni Koldashin, i akuzuari tjetër Ilir Kumbaro është fotografuar në Londër duke ndërtuar një plak prej dëbore.
Kumbaro, Ish drejtuesi i lartë i SHIK-ut për Tiranën, gjatë këtyre 13 viteve, fshehje në Londër, duke përdorur emrin Shaqa Shatri, me shumë kujdes dhe në fshehtësi të plotë ka mundur të ruaj anonimatin.
Por këto foto ekskluzive të siguruara nga Top-Channel i japin fund anonimatit të Ilir Kumbaros i cili duket se po shijon ç’do sekondë të lirisë së fituar nga gjykata e apelit në Londër mesin e Dhjetorit 2009.
Fillimisht i kërkuari drejtësisë shqiptare është fotografuar duke hapur derën e shtëpisë dhe dalë prej aty, me një karotë në dorë të cilën do ta përdor më pas si hundën e plakut prej dëbore.
Më pas nga shtëpia del e shoqja ndërsa Ilir Kumbaro kujdeset duke luajtur me dëborë me nipin e tij të vogël.
Ndërkohë që mbi të rëndon akuza e ngritur në Tiranë se ç’farë Kumbaro ka fshehur nën tokë, nga këto foto duket qartë se ish oficeri shërbimit sekret shqiptare po kujdeset të ngrejë mbi tokë një plak prej dëbore.
Dhe në fund kur plaku prej dëbore, ka përfunduar së ndërtuari, Ilir Kumbaro ka marrë përsipër bërjen e fotografit.
Burime nga departamenti ekstradimeve në prokurorinë britanike janë shprehur se ata nuk e kanë ekzekutuar ende mandatin e ri të arrestit për Ilir Kumbaron, lëshuar nga Gjykata e Krimeve të rënda në Tiranë ,pasi Ministrisë së Drejtësisë shqiptare i është kërkuar dokumentacion shtesë.
Dështimi i ekstradimit të Ilir Kumbaros nga Anglia, ndodhi gjatë një séance në gjykatën e Apelit në Londër në të cilën Clair Dobbing përfaqësuesja e shtetit shqiptarë nuk e kishte mandatin e ri të arrestit lëshuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Mësohet se ky mandat arresti i dërguar autoriteteve britanike në formë letër-porosie nga Ministria e Drejtësisë në Tiranë nuk mbërriti në kohë, duke i mundësuar avokatëve të Kumbaros fitimin e seancës së apelit.

About Me

Veliupress


View My Stats