Wednesday, 27 January 2010

Londer-Shqiptari, medalje ari ne karate

Nga Londra
Muhamed Veliu

Sportisti shqiptar Adrian Hadribeaj, eshte shpallur fituesi i turnout “British International Karate Open 2010”, zhvilluar ne Londer. Hadribeaj, talenti i karatese shqiptare fitoi 13 nga 14 duele ne kete turne ku moren pjese 300 karateiste nga Europa.

19 vjecari nga Tirana, fitoi vendin e pare per senior ne kategorine "open".

Gjithashtu ai mundi te fitoje edhe vendin e dyte ne kategorine 84 kilograme.

Presidenti “British International Karate Open 2010” i ka dorezuar karateistit Adrian Hadribeaj dy medalje, nje ari dhe nje argjendi.

Pas marrjes se ketyre dy medaljeve Hadribeaj tha per Top Channel se ndjehej i emocionuar per kete arritje te tijen dhe krenar per Shqiperine, qe eshte nje vend i vogel dhe prodhon sportiste te nje kalibri te larte te cilet fitojne medalje, ne te tilla evenimentet sportive.

Ne kete ativitet sportiv ne Londer, Hadribeaj shoqerohej nga presidenti i Federates Shqiptare te Karatese, Parid Dule dhe trajneri i ekipit kombetar Ramiz Ismailgeci.

“Ky rezultat fantastik ne Londer qe arriti Adriani, na ben te kemi besim per te fituar nje nga tre medaljet ne kampionatin europian te karatese qe do te mbahet ne Izmir te Turqise gjate muajit shkurt”, ka deklaruar trajneri Ismailgheci.

About Me

Veliupress


View My Stats