Wednesday, 24 February 2010

Bakshishi dënon emigranten shqiptare në Londër

Bakshishi dënon emigranten shqiptare në Londër

Nga Londra
Muhamed Veliu

Një emigrante shqiptare në Londër, i ka shpëtuar burgosjes duke u dënuar me gjobë pasi ka tentuar ti ofrojë bakshish mbikëqyrësit të testit për marrjen e patentës angleze.
Drita Gjergji 33 vjeçe banuese në lindje të Londrës kishte kryer 200 orë praktikë dhe nuk kishte mundur ta kalonte testin.
Si rrugëzgjidhje ajo tentoi të vërë në zbatim planin e dhënies bakshish ekzaminuesit të provimit Leonard Darroux.
Në fakt ekzaminuesi ishte me profesion gjykatës. Ai e ka denoncuar veprimin e shqiptares në polici.
Gjergji gjatë procesit gjyqësor mohoi tentimin e dhënies bakshish zotit Darroux duke deklaruar se ai e kishte pyeste atë rreth çështje familjare që nuk kishin të bënin me testin.
“Unë nuk ja dhashë provimin zonjës Gjergji pasi ajo bëri një sërë gabimesh. Menjëherë pasi i komunikova moskalimin e testit, mori nga sedilja e pasme çantën nga ku nxori paratë dhe tentoi të mi ipte” ka thënë në gjykatë Leonard Darroux ekzaminues nga “Driving Standards Agency”.
Prokurori çështjes Tristan Chaize i tha gjykatës se zonja Gjergji e cila merrte ndihma sociale për veten dhe fëmijët si e papunë, kishte paguar 4 mijë sterlina për kryerjen e 200 orë praktikë për të marrë patentën.
Gjykatësi Timothy Lamb QC e dënoi Drita Gjergjin me 500 sterlina gjobë për tentativë të dhënies bakshish.

About Me

Veliupress


View My Stats