Monday, 1 March 2010

Angli-Shqiptari “mund” recesionin

Nga Londra
Muhamed Veliu

Gjatë recesionit të gjatë në Britaninë e Madhe , ishin me mijëra bizneset që u detyruan të mbyllen.
Kjo klimë e acartë e të bërit biznes, nuk e ka ndalur dëshirën dhe vullnetin e një emigranti shqiptarë për të ndërtuar një biznes, madje ta ketë fitimprurës që në muajt e parë.
Me një kredie afatgjatë prej 10 mijë sterlinash, nëpërmjet programit “Business Link” dhënë nga qeveria britanike, Artan Hasalliu hapi një kafe internet në qytetin e Lidsit.
I cilësuar si një biznes i suksesshëm i ngritur në kohën e recesionit, emigranti shqiptar është ftuar në një pritje falenderimi të zhvilluar në selinë qeveritare 10 Downing Street.
“Artan Hasalliu është një inspirim për komunitetin e tij,dhe një shembull i mirë se si ndihma e dhënë nga qeveria ishte vendimtare në suksesin e biznesit që ai hapi” kështu është shprehur Lordi Manderlson sekretar shteti për biznesit në qeverinë e kryeministrit Brown.
Ndërsa Artan Hasalliu i tha Top-Channel se “Kjo kredi e butë që ju dha në një moment kur bankat nuk jepnin kredi, ishte vendimtare në hapjen e biznesit . E gjithë kjo histori suksesi ka vetëm një emër. Kujdesin e shtetit anglez dhe mbështetjen e iniciativave të tilla në kohë recesioni” theksoi ai.
Suksesi emigrantit shqiptarë është pasqyruar edhe në mediat lokale të qytetit të Lidsit.
Në Britaninë e Madhe janë me qindra, emigrantë shqiptarë që kanë hapur biznese të vogla kryesisht në fushën e ndërtimit, duke konkuruar sipërmarrësit anglez apo ata nga vendet e tjera të Europës, me çmimet e ulta që ofrojnë.
Është e vështirë për të konstatuar se sa është numri dhe lloji bizneseve shqiptare në Britaninë e Madhe pasi mungon një bankë e mirëfilltë me të dhëna.

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats