Friday, 5 March 2010

Antidroga londineze pranga 6 shqiptarëve të kokainës

Nga Londra
Muhamed Veliu

Nëpërmjet një agjenti të infiltruar policia londineze ka shkatërruar një grup kriminal shqiptar të përfshirë të shitjen e kokainës.
Një zëdhënëse e Scotland Yard tha se pesë shtetas shqiptar janë arrestuar në Londër, pasi në të paktën tre raste i shitën një sasi të konsiderueshme kokaine një agjenti të policisë.
Shqiptarët e arrestuar janë Erald Isaku, Sherif Selaci dhe Blerim Qullai të cilët akuzohen për konspiracion në shitjen e lëndës narkotike.
Ndërsa Sabri dhe Isak Hashani të cilët ishin poseduesit e kokainës gjatë kontrollit të banesave ku jetonin, ju sekuestruan disa mijëra paund, të përfituara nga shitja e drogës.
Të pesë shqipatrët e arrestuar, i kanë pohuar agjentit të infiltruar se ata mund ti shisnin atij 2 deri në 3 kile kokainë në muaj.
Në një tjetër operacion antidrog në qendër të Londrës është arrestuar Lulzim Lumaj si i dyshuar në shitjen e lëndëve narkotike.
Sipas zyrës së shtypit në Scotland Yard arrestimi Lumajt u krye pasi ai për një kohë të gjatë mbahej nën survejim.
Në momentin e arrestimit në makinën me të cilën udhëtonte Lulzim Lumaj, agjentët e antidrogës, gjëtën 500 mijë euro, ndërsa gjatë kontrollit të banesës, policia gjeti një sasi droge të tipit kokainë dhe kanabis.
Lumaj ka dalë përpara gjykatës “City of Werstminster Magistrate Court” si i akuzuar për pastrim parash të përfituara nga aktivitete kriminale si dhe për posedim me qëllim shpërndarje të lëndëve narkotike.

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats