Tuesday, 23 March 2010

Miliband: Mbështetje Kosovës për njohje të reja

Nga Londra
Muhamed Veliu

Sekretari i Jashtëm britanik David Miliband sëbashku me ministrin për Evropën në Foreing Office, Chris Bryant, kanë pritur në një takim zyrtar Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni.

Pas takimit një zëdhënës i Foreing Office tha për Top-Channel se gjatë takimit zoti Miliband garantoi edhe njëherë ndihmën e Britanisë së Madhe ndaj Kosovës për shtimin e njohjes si shtet nga vende të tjera.

Përmirësimi qeverisjes, lufta ndaj korrupsionit dhe sfidat ekonomike që ka përpara Kosova, ishin pjesë e bisedimeve Miliband–Hyseni.

David Milliband i ka deklaruar homologut kosovar se progresi për këto cështje është vendimtar në përmbushjen e aspiratave të shqiptarve të Kosovës drejt Bashkimit Europian.

Gjatë këtij takimi është biseduar edhe për rëndësinë dhe vazhdimin e kujdesit të qeverisë kosovare për minoritetin serb. Sekretari i Jashtëm britanik David Miliband i ka parashtruar ministrit Hyseni të parit e mundësisë për bisedime me Serbinë për një sërë cështjesh praktike bashkëpunimi.

Vizita e ministrit Hysenit në Londër zhvillohet vetëm disa ditë pas deklaratës së ambasadorit anglez në Beograd Stephen Wordsworth, ku ai e bëri të qartë se Serbia dhe Kosova duhet ta gjejne një modalitet bashkëpunimi para hyrjes në BE.

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Londër, ministri Hyseni, po ashtu do të ketë takime edhe me përfaqësues diplomatikë nga vende të ndryshme të botës, të akredituar në Londër.

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats