Thursday, 4 March 2010

Shqiptaro-Britanikët indiferentë ndaj zgjedhjeve parlamentare

Shqiptaro-Britanikët indiferentë ndaj zgjedhjeve parlamentare

Nga Londra
Muhamed Veliu

Megjithëse ende nuk është caktuar data se kur do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, në Britaninë e Madhe, duket qartë se ethet elektorale kanë filluar të ndjehen.
Të gjitha gjasat janë për zhvillimin e tyre gjatë javës së tretë të muajit Maj, apo në fillim të Qeshorit, ku konservatorët e David Cameron në opozitë, sipas sondazhe janë favoritët për të fituar.
Por fitorja e tyre përballë laboristëve të Gordon Brown, që synojnë një mandat të tretë qeverisës, do të jetë tejet e vështirë pasi sondazhet më të fundit, i nxjerrin konservatorët vetëm dy pikë përpara Laburistëve.
Fatkeqësisht këto zhgjedhje shikohem me pak apo aspak interes nga ata mijëra emigrantë shqiptar, që kanë fituar qytetarinë britanike dhe kanë të drejtë vote.
Zef Mazi ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar thotë se Shqiptarët të cilët e kanë marrë nënshtetësinë britanike, ndoshta nuk e kanë të gjithë të qartë se ka një ndryshim midis detyrimit të regjistrimit në regjistrin nacional të votimeve dhe mosdetyrimit për të votuar.
“Besoj se ata që nuk e kanë ende të qartë këtë ndryshim, shumë shpejt do të ndërgjegjësohen dhe do të respektojnë detyrimin ndaj ligjit të shtetit që i ka pritur dhe i ka berë qytetarë të tij” theksoi ambasadori Mazi.
Nga një sondazh telefonik i Top-Channel ku u pyetën 50 emigrantë shqiptarë me të drejtë vote, vetëm 4 prej tyre ishin të rregjistruar në rregjistrin nacional të votuesve.
Rregjistrimi për të votuar në Britaninë e Madhe është përgjegjësi e cdo individi mbi 18 vjec.
Mosrregjistrimi është vepër penale që ndëshkohet me gjobë deri në 1 mijë paund.
Ndërsa pjesmarrja në votime nuk është e detyrueshme.
Rregjistrimi kryehet në zyrën e shërbimeve elektorale që ndodhet në cdo bashki apo pranë autoriteteve të pushtetit lokal.
Afati i fundit për tu rregjistruar dhe shmangur gjobitjen është data 13 Mars 2010.
Luljeta Nuzi drejtuese e organizatës “Shpresa Program” thotë se prej disa muajsh organizata e saj, ka përfshirë në shërbimet që ofron për emigrantët shqiptar në lindje të Londrës, ásistencën në rregjistrimin e të dhënanve në rregjistrin nacional të votuesve.

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats