Thursday, 3 June 2010

Al-Jazeera: Gërdeci, fishekë dhe para

Nga Londra
Muhamed Veliu

Tragjedia e 15 marsit 2008 në Gërdec vazhdon të tërheqë vëmendjen e medias botërore për të hedhur dritë rreth aktorëve dhe faktorëve që cuan në vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e 300 të tjerëve.

Nëpërmjet emisionit hulumtues “People and Power”, “Njerëz dhe pushtet”, stacioni prestigjoz Al-Jazeera në gjuhën angleze dega e Londrës, ka realizuar një dokumentar me titull “Fishekë dhe Para” duke rindërtuar me detaje shpërthimin e Gërdecit.

Dokumentari i prezantruar nga gazetarja Ilva Tare nis me dëshmitë rrënqethëse të familjarëve të vikitmave duke treguar historinë e Erison Dudës, njëri prej fëmijëve që humbën jetën në fabriken e vdekjes.

Al-Jazeera i sjell shikuesve të saj një dokumentar, i cili mundohet të ekzaminojë se kush ishin përgjegjësit e kësaj tragjedie ku dy prej protagonistëve të saj, Mediu dhe Pinari, ishin zyrtarë të shtetit shqiptar.

Mbi të gjitha ky dokumentar sjell fuqishëm zërin e familjarëve të viktimave të cilët apelojnë për drejtësi. Një hapsirë e vecantë në dokumentar i kushtohet ekzaminit të fakteve rreth Fatmir Mediut, Ylli Pinarit dhe Mihal Delijorgjit, tre prej protagonistëve kryesorë në këtë histori.

Emisioni investigativ “People and Power” vendos në qendër të tij edhe rolin e Shkëlzen Berishës, djalit të kryeministrit Sali Berisha.

Al-Jazzera sjell premtimin e dhënë nga kryeministri Berisha për një hetim të plotë për këtë tragjedi, por kujton se kryeministri shqiptar nuk e përmendi asnjëhere se djali i tij ishte prapa një kompanie që ndërtoi Gërdecin nga fillimi deri në fund të ekszistencës së saj.

Kryeministri Berisha ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjes së Al-Jazzera-s duke deklaruar: “Nuk është aspak normale për mua të komentoj rreth një cështje që është në gjykim e sipër”.

Pjesë e dokumnetarit është edhe vdekja e Kosta Trebickës, një person kyc me dijeni rreth operacionit të ripaketimit të fishekëve për llogari të kompanisë amerikane të Efraim Diverolit.

Dokumentari i Al-Jazeera analizon procesin gjyqësor për Gërdecin duke nënvizuar faktin se një prej njerëzve të përfshirë në ngjarje, ish-ministri i Mbrojtjes Mediu, nuk është në bankën e të akuzuarve.

Zoti Mediu ka refuzuar të intervistohet nga Al-Jazeera, por avokati i tij Ardian Visha i është përgjigjur disa pyetjeve rreth lidhjeve të Fatmir Mediut me Shkëlzën Berishën, përfshirë pretendimet se pala mbrojtëse zvarriti procesin gjyqësor.

Pyetjes se cilat janë marrëdhëniet e klientit tuaj, Fatmir Mediu, me djalin e kryeministrit Shkëlzen Berisha, avokati Visha ka dhënë këtë përgjigje:

“Këtë pyetje duhet t’ia drejtoni klientit tim. Nuk është një cështje që i përket një avokati, i cili mbron dikë në një cështje. Unë mendoj se lidhjet mes tyre nuk kanë të bëjnë fare me këtë cështje”.

Ndërsa prokuroi Altin Dumani, prokuror i cështjes së Gërdecit, ka deklaruar për Al-Jazera se, kolegët e tij gjatë hetimit paraprak për këtë procedim penal kanë konkluduar se nuk ka qenë e nevojshme pyetja apo marrja si dëshmitar e zotit Shkëlzen Berisha.

Gjithashtu, prokurori Dumani ka deklaruar se asnjë prej prokurorëve nuk ka ndjerë presion politik, duke shpjeguar arsyet përse njëri prej të akuzuarve kryesorë, Fatmir Mediu, nuk është pjesë e procesit gjyqësor, falë imunitetit të fituar si deputet.

“Një gjë është e qartë prej kësaj sage të komplikuar. Kur politika dhe paraja janë shumë afër me njëra-tjetrën, drejtësia githmonë do të vuaj”. Me këto fjalë e mbyll Al-Jazeera investigimin për Gërdecin.
Al-Jazeera: Gërdeci, fishekë dhe para
03/06/2010 20:05

"Bullets and Bucks" eshte nje prodhim i kompanise se produksionit te dokumentareve "In My Country Productions" qe drejtohet nga Eki Rrahmani.

About Me

Veliupress

View My Stats