Tuesday, 15 June 2010

Angli, Kapet Eljon Lujkaj me 13,5 kg drogë

Angli, Kapet Eljon Lujkaj me 13,5 kg drogë

Nga Londra
Muhamed Veliu

Agjentët e antidrogës në portin e Doverit në jug të Anglisë kanë kapur një korrier droge shqiptar, të cilët ju gjetën të fshehur në makinë 13,5 kg drogë.
Agjencia e kufirit “UK Border Agency” nepërmjet zëdhënëses se saj thotë se i arrestuari është Elion Lujkajn në makinën e të cilit u kap droga.
Droga e sekuestruar Lujkajt, përbëhej nga 10 kg kokainë dhe 3,5 kg heroine me vlerë shitje në rrugë 1 miljon paund.
Elion Lujkaj doli në gjykatën rajonale të Doverit si i akuzuar për importim të paligjshëm të lëndëve narkotike.
Droga besohet se vinte nga Hollanda dhe kishte destinacion tregun britanik.
Disa muaj më parë po në këtë port tre shtetas shqiptarë u arrestuan pasi në makinën kishin të fshehur 4,63 kile kokainë 100% e pastër.
Shqiptarët e arrestuar janë Bashkim Recica, Selami Selami dhe Fiknete Jusufi të cilët priten të gjykohen në Korrik 2010.

About Me

Veliupress


View My Stats