Tuesday, 15 June 2010

Angli-Policia kerkime per shqiptarin e arratisur nga spitali

Nga Londra
Muhamed Veliu

Policia angleze është vënë në kërkim të një shqiptari i arratisur nga spitali pasi aksidentoi për vdekje një qytetar britanik.
Mësohet se policia zonës Hertfordshire po zhvillon një operacion për kapjen e shqiptarit që përdorte emrin e rremë Georgios Tsoulos.
Shqiptari emri të cilit nuk behet publik u arratis mëngjesin e sotëm nga spitali ku po kurohej për ti shpëtuar ndjekjes penale.
Emigranti shqiptar që përdorte identitet të rremë është plagosur pas aksidentit në autostradën A10, ku gjeti vdekjen 20 vjecari Ricky Burlton.
Fotot e shqiptarit me plagë në fytyrë janë shpërndarë në të gjitha pikat aero-portuale në Angli përfshi Interpolin.
Inspectori Paul Davis që po heton arratisjen e shqiptarit i tha Top-Channel se ne kemi ndërrmarrë një hap të paprecedentë duke lëshuar për median fotot e këtij personi kur ai ishte në spital për tu kuruar.
Hetusit britanik pohojnë se emigranti shqiptarë po udhëtonte jashtë limiteve të lejuara kur ndodhi aksidenti.
Sipas autoriteve policore angleze rezulton se shumica e emigrantëve shqiptarë që jetojnë ilegalisht në Angli përdorin patenta italiane apo greke të falsifikuara për të drejtuar automjetet.

About Me

Veliupress


View My Stats