Tuesday, 15 June 2010

Londra JO ekstradimit të Edmond Arapit

Nga Londra
Muhamed Veliu

Ka marrë fund ankthi një vjecar për një emigrant shqiptarë që jeton në Angli i cili kërkohej për tu ekstraduar në Itali si autor i një krimi qe nuk e kishte kryer.
Drejtësia italiane ka hequr dorë nga kërkesa e ekstradimit të Edmodn Arapit të cilit i kishin vjedhur identitetin.
Në gjykatën e Apelit në Londër, përfaqësuesi shtetit Italian në këtë proces ka pranuar se ata kishin kërkuar ekstradimin e një personi të gabuar.
Edmon Arapi kërkohej për tu ekstraduar në Itali për një vrajse ndodhur në vitin 2004 për të cilën ai ishte dënuar në mungesë me 16 vite burg.
Emigranti shqiptar e coi cështjen në gjykatën e apelit pasi kishte prova se ai në ditën që kishte ndodhur vrasja ishte në Angli duke punuar dhe jo në qytetin e Genovës.
Përfaqësuesit e drejtësisë italiane në proces i thanë gjykatës se ai është viktimë e një identiteti të vjedhur nga personi që ka kryer krimin.
“Kjo ishte një cështje që kalonte caqet e c’do normaliteti të cilën do ta quaja shumë mizore në kurriz të klientit tim” kështu ka deklaruar John Hardy QC avokati i zotit Arapi.
Menjëherë pas përfundimit të këtij procesi gjyqësor Edmond Arapi tha se ishte i lumtur që kjo ëndërr e keqe mori fund.
Kjo cështje ekstradimi u pasqyrua gjeresisht nga të gjitha mediat britanike duke mbërritur deri në parlament.
Vetë kryeministri David Cameron premtoi angazhimin personal në shikimin e fakteve të kësaj cështje e cila tashmë u mbyll për ta lejuar zotin Arapi të vazhdojë jetën i qetë sëbashku me familjen e tij.

About Me

Veliupress


View My Stats