Nga Londra
Muhamed Veliu
Gjykata e ekstradimeve në Londër i ka hapur dritën jeshile ekstradimit për në Shqipëri të një shtetasi shqiptar i arratisur nga Burgu i Lezhës në vitin 1997.
Riza Vatoci kërkohet të ekstradohet, pasi është dënuar me 15 vite burg nga Gjykata e Krujës për tentativën e vrasjes në vitin 1996 të Përparim Gjonajt duke e goditur atë 6 herë me armë zjarri.
Për 39-vjeçarin me origjinë nga Tropoja ky ishte procesi i dytë i ekstradimit në ngarkim të tij nga ku ai ka mohuar të jetë personi që kërkon drejtësia shqiptare.
Në vitin 2009 Vatoci që udhëtonte me një pasaportë britanike është arrestuar në Bolonja.
Disa muaj më pas për mungesë provash gjykata e këtij qyteti e ka lënë të lirë për t’u rikthyer në Angli ku është arrestuar përsëri në tetor 2010.
Zyra Interpol Tiranes ka siguruar disa foto të vjetra të Riza Vatocit të cilat ishin pika e kthesës për të vërtetuar se personi arrestuar është ai i cili tentoi vrasjen e Përparim Gjonajt.
Gjykatësi David Colman që lejoi ekstradimin e Vatocit, tha se të gjitha provat përpara tij janë të mjaftueshme të vërtetojnë se personi përpara kësaj gjykate është ai që kërkohet nga drejtësia shqiptare.
Riza Vatoci kishte mbërritur në Angli si azilant politik në vitin 1999 duke përdorur po këtë emër, por duke ndryshuar datën dhe vendin e lindjes.
Megjithëse ai ishte në listat e personave të kërkuar të Interpolit, kishte mundur që në vitin 2005 të përfitonte një pasaportë britanike, pasi kishte fituar nënshtetësinë.
© Veliupress copyright 2009
Blog Archive
-
▼
2011
(23)
-
►
February
(11)
- The Economist "Trafiku organeve kishte mbështetje...
- Gjykata e Londrës lejon ekstradimin e Assange
- Londer-Pitbullët e shqiptarit kafshojnë vrapuesin ...
- Londer-Dënohen shqiptarët, fshihnin kokainën në ai...
- Julian Assange, beteja ekstradimit vazhdon
- “Top-Gear”, ironi me Shqipërinë
- Miranda Vickers: "Ishte protestë, jo grusht shteti...
- Angli, tjetër triumf i gazetarisë investigative
- Amnesty International : "Të mos pengohet prokurori...
- Hetimi i gazetarëve, reagon Amnesty International
- Mashtrimi nigerian mbërrin në Shqipëri
-
▼
January
(12)
- Dita ndërkombëtare e kujtesës nderohet ambasadori ...
- Drejtësia britanike vendim kundër drejtësisë shqip...
- Kriza financiare mbyll BBC në Shqip
- Vrau në Angli, pranga në Kosovë
- BBC-“Shqipëria lëshon fletëarresti për pjestarët e...
- Britani, penalizim deputetit abuzoi me fondet
- Julian Assange rrezikon dënimin me vdekje
- Julian Assange sërish përpara gjykatës
- Angli-Rreh fëmijën, dënohet emigranti shqiptar
- Angli-"Herkuli” shqiptar mohon akuzat për trafik ...
- Londër, gjykata lejon ekstradimin e Riza Vatocit
- Pranga londineze vrasësit Marash Gjoka
-
►
February
(11)
-
►
2010
(88)
-
►
December
(16)
- Rooney zbulon talentin shqiptar
- Britani, ministri "rrebel" ne kurthin e gazetareve...
- The Times ,Thaci "Akuzat e Marty, propagandë fashi...
- Ekpertja e OKB Anna Di Lellio: " Dick Marty nuk ka...
- John Terry “Makina e bllokuar në Tiranë s’është e ...
- Shtyhet ekstradimi i Kumbaros per ne Shkurt 2011
- Vilionistja Dizdari, sukses i pandalshem në Londë...
- Julian Assange fiton apelin, gjykata i jep liri me...
- Gjykata londineze liri me kusht Julian Assange, ap...
- Daily Express-BE, 8,8 miliard euro ndihme vendeve ...
- Interviste ekskluzive me njeriun qe strehoi Julian...
- “FT”, analizë për zgjedhjet në Kosovë
- Mirësevini në bunkerin "Assange"!
- Kush e mbron Julian Assange?
- Assange nën akuzë "bëri seks pa prezervativë"
- Assange humb lirinë me kusht
-
►
November
(17)
- 28-29- Nëntori mungojnë fondet, s’ka pritje zyrtar...
- Angli-celulari tradheton fierakun "wanted"
- Dasma e princit William me Kate Middleton, vitin ...
- Miliarderi rus inkurajon gazetarinë investigative
- Ish-diplomati britanik në Tiranë,përpara gjykates ...
- Irlandë, Gjykata pafajësi agresorit VIP të shqipta...
- Britani, asistencë sociale me punë vullnetare
- Shqipëria dhe Kosova, në panairin e boteror te tu...
-
►
December
(16)